• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sërish përplasje të forta në Kosovë/ LDK-ja, e gatshme për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj
Home
Rajon

Sërish përplasje të forta në Kosovë/ LDK-ja, e gatshme për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj

9 December, 2017 k.autor Rajon

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, sërish ka treguar gatishmërinë e LDK-së për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë “Haradinaj” pas punës 100-ditëshe.

Ai thotë se pas vlerësimit të punës së kësaj Qeverie është i bindur se mocioni i mosbesimit është i pashmangshëm. Në anën tjetër, nga lëvizja “Vetëvendosje” thonë se thirrjet e nënkryetarit të LDK-së për mocion nuk janë diskutuar në LVV. Sipas tyre, iniciativat e LDK-së nuk do të jenë arsye që “Vetëvendosja” t’i bashkohet rrëzimit të Qeverisë. Ata thonë se Kryesia e “Vetëvendosjes” do ta bëjë vlerësimin për këtë qeveri para se të marrë çdo vendim. Ndërkaq njohësit e çështjeve politike nuk po i konsiderojnë serioze deklaratat e LDK-së për mocion. Sipas tyre, LDK-ja po e bën këtë për ta marrë primatin në opozitë. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se pas 100-ditëshit të qeverisjes “Haradinaj” mocioni i mosbesimit është i pashmangshëm.

“Definitivisht dëshmoi qartë se sa është e rëndësishme t’i shohim zhvillimet dramatike që kanë ndodhur pas themelimit të kësaj qeverie. Unë jam pro një bindjeje politike, e cila dëshmon qartë që mocioni është i paanashkaluar dhe ne si LDK jemi unikë dhe në momentin që vlerësohet do të ngrihet mocioni”, ka thënë Haziri.Ai tha se arsyet për rrëzimin e kësaj qeverie janë shpenzimet e mëdha që po i bën shteti.

“Është një qeveri e cila ka arritur të krijojë vetëm shpenzime për shtetin dhe është thyer një rekord i zi”, ka thënë ai. Ndërsa për LVV-në tha se është çështje e tyre nëse do ta përkrahin një nismë të tillë nga LDK-ja apo jo. Kurse Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së, ka numëruar dështimet e kësaj qeverie dhe arsyet pse duhet të ngrihet mocion ndaj kësaj qeverie.

“Nuk janë realizuar ato vendimmarrjet e mëdha për të cilat thoshin se po i mungojnë qeverisë “Mustafa”.

Kjo qeveri as afër nuk është për vendime të mëdha. Në të njëjtën kohë edhe frytet e punës kjo qeveri i ka nga puna e Qeverisë së kaluar, pastaj dëmi që po ia bën ekonomisë së Kosovës me krijimin e një qeverie megalomane e me plot shpenzime, të cilat po e ngarkojnë buxhetin, pastaj agjenda legjislative që do të duhej të dorëzohej tek Kuvendi, dështimi në aspektin ndërkombëtar, mosanëtarësimi në strukturat e ndryshme ndërkombëtare, si në UNESCO, në INTERPOL e në shumë të tjera”.

“Mungesa e njohjeve dhe e vizitave të tyre nëpër institucione ndërkombëtare. Nuk na ka rastisur ta shohim këtë kryeministër që ta ketë një pritje nga ndonjë shtet evropian. Pra, ka shumë dështime dhe mendoj që kjo Qeveri do ta “hajë kokën e vet” dhe ky koalicion ka për ta rrëzuar vetveten”, ka thënë Avdyli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vrasja në Lezhë/ Si u arrestua djali i viktimës dy muaj më parë, për çfarë akuzohet
Previous article Deklaratat e Trump për Jeruzalemin/ Putin vizitë urgjente në Turqi

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT