• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SËRISH JEHONË TURIZMIT/ “National Geographic Travel”: Lumi Vjosa, parajsa e një mijë burimeve të paeksploruara…
Home
Sociale

SËRISH JEHONË TURIZMIT/ “National Geographic Travel”: Lumi Vjosa, parajsa e një mijë burimeve të paeksploruara…

1 June, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Cilësohet si një nga lumenjtë më të egër të Europës, pragjet e Vjosës së fuqishme ofrojnë një pamje mbresëlënëse në Grykën e Këlcyrës.

Revista ”National Geographic Traveler”, e cila i ka kushtuar një reportazh natyrës dhe bukurisë së vendeve ende të paeksploruara nga turistët e cilëson si e vetmja rrugë ujore kryesore në kontinent, e pandotur , e quajtur “parajsa e një mijë burimeve” ose “zemra e egër blu”.

Vjosa u shpall Parku i parë Kombëtar i lumit të egër në Europë në mars të vitit 2023, pjesë e një rrjedhje të pandërprerë nga malet e Pindit të Greqisë. Ky lumë i virgjër, ku poetët e shquar shqiptarë i kanë kushtuar poezi e këngë ndër shekuj ka kaq shumë rëndësi për vendasit. Vetë aktori i njohur Leonardo Di Caprio zhvilloi një fushatë për ruajtjen e këtij lumi që përbën një bukuri të rrallë.

”National Geographic Traveler” e përshkruan me detaje lundrimin me gomone apo kajaket për rafting duke e konsideruar këtë sport si një festë në ujërat e pastra që të rrëmbejnë në furinë e lumit të egër të Evropës.  Adrenalina në këtë lumë unik siç është Vjosa të shton rrahjet e zemrës duke e bërë këtë shëtitje padyshim të paharrueshme.

 

 

Rrjeti televiziv amerikan sugjeron gjithashtu të vizitohen edhe fshatrat e vegjël, rrënojat e kampeve të punës të epokës komuniste. Mbretërimi i diktatorit Enver Hoxha i cili sundoi vendin nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në 1985 ende hedh një hije të gjatë mbi Shqipërinë moderne. Mes të tjerash Përmeti i quajtur ndryshe “ Qyteti i Trëndafilave”, është në mesin e vendeve që turistët ende nuk kanë zbuluar, veçanërisht Bënja ujërat termalë të së cilës njihen që nga antikiteti. Bëhet fjalë për burime të ndryshme uji sulfuror, që dalin në sipërfaqe nga çarje të thella tektonike, në të dyja anët e lumit Lengarica.

Por sipas “National Geographic Traveler” , turistët duket se po kërkojnë horizonte verore më pak të mbushura me njerëz. Mes tyre është edhe qyteti i Beratit i mbrojtur nga UNESCO që dallohet për mikpritjen shqiptare. Askund nuk mund të shihen më qartë shtresat e historisë shqiptare sesa në këtë kështjellë majë kodre. Mbetjet e kishave dhe xhamive të rëndësishme janë dëshmi e bashkimit të kulturave ilire, romake, bizantine dhe osmane mbi 2 mijë e 400 vjet.

Sot, një komunitet prej 300 banorësh e bën këtë një nga kështjellat e fundit të banuara të Evropës, rrugicat me kalldrëm zbulojnë shtëpi të lashta prej guri, bujtina dhe kafene të mbështjella me hardhi të lulëzuara. Afresket e hershme të shekullit të XIV-të janë ndër thesaret e shumta të vendosura këtu. Rrjeti televiziv amerikan sugjeron gjithashtu edhe qytetin e Tepelenës në gjurmët e Lord Byronit, i cili qëndroi në oborrin osman të Ali Pashës në fillim të shekullit të XIX-të.

Atraksioni kryesor i sipas “National Geographic Traveler” është ajka e Shqipërisë ende të paeksploruar nga turistët e huaj. Kanioni tre milionë vjeçar i Osumit, i cili përshkon Shqipërinë jugore për mbi 16 milje dhe zhytet në thellësi. Është një vend që sipas rrjetit amerikan cilësohet si projekti kinematografik  “Lord of Rings, Tarzani dhe Avatari i kombinuar”. Në fund artikulli mbyllet me “Shqipëria mund të jetë një nga vendet e fundit të mbetura në Evropë ku zbulimi ndihet vërtet i pashkruar, ku sharmi i vendit dhe bujaria e njerëzve të tij mund të të marrë frymën, po aq sa të zhytesh në lumë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Avionët polakë dhe të aleatëve në misionin e patrullimit gjatë një sulmi rus
Previous article DHUNOI NJERKËN PAS KONFLIKTIT PËR PRONËN/ Zbardhen detaje nga arrestimi i djalit të Nehat Kullës

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT