Avionët e luftarakë të Polonisë dhe disa nga vendet aleate u ngritën në një mision patrullimi përballë sulmit masiv raketor të nisur që mbrëmjen e djeshme nga forcat ruse kundër Ukrainës. Lajmin e bëri të ditur Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake.
Ne paralajmërojmë se janë përfshirë avionë polakë dhe disa vende aleata, të cilët mund të shkaktojnë zhurmë, veçanërisht në pjesën juglindore të vendit”, thuhet në një deklaratë.
Kjo gjë vjen pasi qeveria e Varshavës denoncoi një sulm kibernetik të kryer nga Moska, me qëllimin e destabilizimit të Europës përpara zgjedhjeve.
Orët e fundit Ukraina ka përjetuar një nga sulmet më masive të kohëve të fundit, me alarmin që kumboi në të gjithë territorin. Mbrojtja ajrore njoftoi rrëzimin e 35 raketave lundrimit dhe 46 dronëve kamikazë rusë.
Sipas autoriteteve në Kiev, shënjestra e tyre ishin 5 qendra të mëdha të shpërndarjes së energjisë elektrike.


