Një shtetas shqiptar u përpoq të linte Greqinë nëpërmjet zyrës doganore të Kakavijës me një shumë prej 55.000 eurosh me vete.
Por, sasia e parave u pikas nga efektivët e pikës kufitare greke dhe shqiptari pagoi një gjobë prej 25% të shumës (siç e përcakton legjislacioni grek) për të kaluar në Shqipëri.
Lajmi raportohet nga mediat greke, që nuk bëjnë të ditur identitetin e shqiptarit në fjalë.
Disa ditë më parë, një sasi e konsiderueshme prej rreth 3.4 milionë euro të padeklaruara u gjetën në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit. Lidhur me këtë rast, ditën e sotme janë bërë të ditur zhvillime të reja: Prokuroria ka dërguar letër-porosi në tre shtete, për të marrë informacion lidhur me personat e arrestuar për këtë rast dhe ata në kërkim.