Rreh barbarisht bashkëshorten dhje i shkakton plagë të rënda në kokë, arrestohet nga policia.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Saimir Nuredini, 44 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan.
Shtetasi i lartëpërmendur , në banesën e tij për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime në kokë bashkëshortes së tij shtetases D.N. 43 vjeçe, banuese në lagjen, “5 Maji” .
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Dhuna në Familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.


