Një emigrant shqiptar ka dalë para gjykatës në Britani, pasi u arrestua në flagrancë në një laborator kanabisi të zbuluar në muajin prill në Cardiff.
Bëhet fjalë për shqiptarin Gentian Shkalla, 27-vjeç, i cili kishte 18 muaj që kishte mbrërritur në Britaninë e Madhe ilegalisht me kamion.
Shkalla tha në gjykatë se fillimisht nisi punë në ndërtim, dhe aty iu afruan disa djem që i sugjeruan të punonte si kopshtar në një serë kanabisi, ku do të paguhej me 40 paund në ditë.
27-vjeçari shqiptar tha se e pranoi ofertën për shkak se i nevojiteshin para dhe kishte borxhe në Shqipëri.
Por Shkalla u arrestua më 27 prill, në serën ku u gjetën 250 bimë kanabis sativa, gjatë tentativës për t’u arratisur nga dritarja.




