• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SERBIA ZHYTET NË KORRUPSION/ Trump uron Vuçiçin: Bashkë rrisim stabilitetin në Ballkan
Home
Nderkombetare

SERBIA ZHYTET NË KORRUPSION/ Trump uron Vuçiçin: Bashkë rrisim stabilitetin në Ballkan

11 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Donald Trump, uron Serbinë me rastin e ditës së shtetësisë dhe kërkon forcimin e mëtejshëm të partneritetit. Në letrën e dërguar homologut serb, Aleksandër Vuçiç, kreu i Shtëpisë së Bardhë kërkon lidhje më të forta Beograd-Washington për të kontribuar në sigurinë dhe prosperitetin e qytetarëve dhe për investime të ndërsjella në teknologji dhe energji.

Trump vlerëson kontributin e Serbisë në sigurinë ndërkombëtare, me ndihmën e dhënë popullit të Ukrainës kundër agresionit rus apo me misionet paqeruajtëse në botë.

“Përgjatë këtij viti, pres me padurim përpjekjet e përbashkëta për të promovuar stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht integrimin e vazhdueshëm të Serbisë në hapësirën euroatlantike, si dhe përpjekjet e saj për të promovuar marrëdhënie paqësore dhe të begata me fqinjët dhe partnerët e saj në rajon”, tha Trump.
Pavarësisht vlerësimit të presidentit amerikan, Serbia gjithnjë e më shumë po zhytet në korrupsion dhe qeverisje të keqe. Këtë e konfirmon dhe raporti i Transparency International.

Serbia ka rënë me një vend krahasuar me vitin e kaluar, sa i përket perceptimit të korrupsionit. Shteti që drejtohet nga Vuçiç ka arritur të marrë vetëm 35 pikë nga 100 dhe renditet në vendin e 105 nga 180 në total, duke u konsideruar si shteti më i korruptuar në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBI 1 MIJË GJOBA GJATË 10 DITËVE/ Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 310 për shpejtësi të lartë, 7 shoferë të arrestuar
Previous article VLERAT E BROKOLIT/ Si ndihmon në luftën kundër qelizave tumoriale

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT