• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Serbia nuk pranon vendimin e Interpol për Ramush Haradinaj
Home
Rajon

Serbia nuk pranon vendimin e Interpol për Ramush Haradinaj

3 December, 2017 Ina.Autor Rajon

Serbia nuk do të pranojë kurrsesi vendimin e INTERPOL-it, i cili hoqi nga lista e të kërkuarve kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe 17 persona të tjerë, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kishin urdhër-arreste nga Serbia. Kryetarii Komisionit të Kuvendit serb për “Kosovë dhe Metohi, tha se INTERPOL-i nuk e ka shfuqizuar urdhër-arrestin për Ramush Haradinaj, por sipas tij thjesht e ka bërë të padukshëm për shtetet e tjera, përveç Serbisë.

Zyrtari serb Milovan Drecun tha se Haradinaj mund të shkojë në Francë apo ndonjë vend tjetër dhe askush mos ta ndalojë, por nëse vjen në territorin serb kryeministri i Kosovës është në rrezik, paralajmëroi Drecun. Ai akuzoi vendimin e INTERPOL-it duke e cilësuar si të tëmerrshëm dhe me motive politike. Sipas kryetarit të kuvendit serb, ky vendim mund të sjellë pasoja për dialogun Beograd-Prishtinë. Drecun tha se pas këtij veprimi, nuk mund të flitet për pajtim mes dy vendeve.

Ndërkohë më herët, Ministri i Brendshëm serb, ka paralajmëruar se në qoftë se Ramush Haradinaj do të bie në dorë të organeve të sigurisë serbe, atëherë do të arrestohet, sepse ndaj tij ekziston një urdhër-arrest i gjykatës serbe. Ministri Nebojsha Stefanoviç tha se Beogradi do t’i kërkojë INTERPOL-it të rishikojë vendimin dhe shprehu besimin se Serbia do të ketë përsëri një urdhër-arrest aktiv, i cili do të jetë i dukshëm në çdo vend të botës.

Edhe Ministria e Brendshme e Serbisë ka deklaruar më herët se do t’i paraqes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së krimeve të luftës iniciativën që së bashku të apelojnë vendimin e INTERPOL-it, sipas të cilit është shfuqizuar urdhërarresti i Serbisë për Ramush Haradinaj dhe 17 personave të tjerë të UCK-së.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEKRETI/ Ja 5 rregullat që parfumi t'ju zgjasë samë shumë
Previous article VIDEO/ Rama në Urën Vajgurore: Falë investimeve nuk ka përmbytje në këtë zonë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT