• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Serbia e vendosur: Nuk lejojmë formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimin në OKB
Home
Rajon

Serbia e vendosur: Nuk lejojmë formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimin në OKB

23 April, 2018 Redaktor2 Rajon

Drafti i Strategjisë së Mbrojtjes, i publikuar nga Ministria e Mbrojtjes serbe thotë se Serbia do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me NATO-n dhe Organizatat e Traktatit të Sigurisë Kolektive si një vend ushtarak neutral.

Siç vuri në dukje ‘Blic’ teksti i këtij drafti do të bëhet publik në tryeza të rrumbullakëta të cilat do të mbahen në Novi Sad, Nish dhe Beograd.

Një pjesë e draftit i cili është publikuar në gazetë, thekson se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës por do të punojë në interes të stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të mira të mundshme serbo-shqiptare për të vazhduar dialogun me institucionet e ‘përkohshme të Prishtinës’ me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përcjellë lajmi.net.

“Është pohuar se Serbia do të angazhohet për një zbatim të përpiktë dhe të qëndrueshëm të të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit dhe të jetë aktive në organizatat ndërkombëtare, do të ketë bashkëpunim bilateral që të përpiqet të parandalojë njohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare në veçanti në OKB”.

Tutje, gazeta thekson se Serbia do të japë mbështetje të plotë për pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Prishtinës në mënyrë që të mbrojë popullatën serbe, të rrisë sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me rezolutën 1244.

Po ashtu, thuhet se Serbia është e angazhuar për praninë e vazhdueshme të KFOR-it dhe se kundërshton ndryshimin e mandatit dhe transformimit të forcave të armatosura në ushtri pasi sipas tyre kjo do të destabilizonte situatën në Kosovë dhe do ta dëmtonte sigurinë në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në Itali vendoset sot, por kërkesa e ministres shqiptare Olta Xhaçka i ka shqetësuar
Previous article Getta Beqa një "BOMB E VËRTETË" në të bardhë, tregon muskujt në mes të rrugës (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT