Studentët serbë dhe qytetarët qëndruan në rrugë dhe në tre urat kryesore të Novi Sadit natën e së shtunës. Ata mbajtën të bllokuara urat Varadin, Zhezhele dhe Urën e Lirisë të cilat do të qëndrojnë të mbyllura deri në orën 15:00 të kësaj të diele.
Mbrëmja siç raporton televizioni shtetëror serb kaloi pa incidente ndërsa protestuesit mbushën rrugët fiks 3 muaj pasi 15 persona humbën jetën pas tragjedisë së stacionit të trenit të qyteti kur një strehë betoni u shemb pas rindërtimit.
Studentëve të Novi Sadit iu bashkuan ata të Beogradit të cilët marshuan 80 kilometra nga Beogradi në Novi Sadi. Protestat masive vijnë si reagim kundër korrupsionit nepotizmit dhe keqeverisjes dhe nuk janë ndalur edhe me dorëheqjen e dy zyrtarëve të lartë të qeverisë.
Një kryesi e studentëve do të vendosë sot nëse bllokimi do të vijojë përtej afatit të njoftuar. Partia e Aleksandër Vuçiç është akuzuar kryesore për situatën ndërsa mazhoranca e tij duhet të formojë një qeveri të re, në të kundërt vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në Prill.


