• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SËPATË DHE SHERR MES VËLLEZËRVE PËR TOKËN/ Flet i plagosuri: Të reagojë shteti se ndryshe më vranë
Home
Breaking News

SËPATË DHE SHERR MES VËLLEZËRVE PËR TOKËN/ Flet i plagosuri: Të reagojë shteti se ndryshe më vranë

25 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një konflikt pronësie për 100 metra tokë ullishte mund të përfundonte në tragjedi të vërtetë.

Tre vëllezër dhe fëmijët e tyre banorë të fshatit Çorrush të Mallakastrës janë të përfshirë në sherr me grushte deri në përdorimin e sëpatës.

Nezir Lalaj (babai i Sokolit te plagosur) që ka në emër të tij 100 metrat tokë tregon se konflikti nisi një vit më parë kur pa se në çertifikatë ai kishte më pak metra katrorë se i vëllai.

“Tokat i kemi në kufi me njëri tjetrin. Në prill 2017 do nxirrja tokën me çertifikatë. Shoh se unë kisha më pak tokë në tapi dhe më thotë zyrtari që nuk mund të fusim këtë parcelë. Çështja bllokohet. Komisioni i parë ia la tokën atij dhe i jep 100 metra atij.  Komisioni i dytë më nxjerr mua 2900 metra katrorë, atij i nxjerr 2970 metra katrorë. Jemi në gjyq

Sokol Lalaj, djali që po merr mjekim në spitalin e Fierit pasi u godit me sëpatë nga djali i xhaxhait i kërkon shtetit të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi edhe më të rëndë.

Ai jeton në Greqi prej 20 vitesh dhe kishte vetëm pak ditë, të martën e kësaj jave, që kishte mbërritur në shtëpi për disa ditë pushime.

“Jemi në konflikt me xhaxhanë për 100 metër tokë që unë e kam mbjellë ullinj. Jemi në proces gjyqësor por nuk di shumë detaje nga gjyqi pasi unë të martën (21 gusht) erdha. Kemi një vit që sorollatemi për tokën time, thote per ora neës Sokol Lalaj . Të vijë shteti e policia të ndajë kufijtë. Duam të na i zgjidhë shteti sepse në bashki e në komunë ka njerëzit e vet (thotë për xhaxhain).  Shteti të vijë të na ndajë kufijtë të mos shkojë puna më keq.

Nezir Lalaj tregon gjithashtu se si nisi sherri. Dje erdhën në fshat. Vëllai im do të bëjë xhade të madhe  në kopshtin dhe prishi ullinjtë. Unë i kapa kazmën me dorë ai më goditi nga hundët. Më bëri me gjak. Djali u hodh nga gardhi, e shtyu më tutje dhe mua më çoi në shtëpi. Vazhduan më pas sherret

39 vjeçari tregon dhe si u godit me sëpatë nga kushëriri i tij. Të dyja duart i ka të lidhura me fasho. “Dje kishte bërë llafe plaku (babai i tij) me xhaxhanë për punën e tokave. Më merr vëllai në telefon dhe më thotë ik bëj denoncimin në Ballsh tek policia se xhaxhai ka qëlluar babanë. Bëra denoncimin dhe po ikja në shtëpi. Ngjarja ndodhi para komisariatit Ballsh. Filloi të më godiste me sëpatë. Filloi të godiste me bishtin e sëpatës më pas e ktheu dhe më çau me sëpatë në dy vende (tregon duart) Sëpata ra nga bishti dhe autori vrapoi për të ikur por e zunë policët.

Policia ka arrestuar në flagrancë për akuzën “Vrasje e mbetur në tentativë” Fatjon Lalaj, 22 vjeç, banues në Mallakastër, djalin e xhaxhait të të plagosurit. Gjithashtu janë arrestuar xhaxhai i tij Zenel Lalaj dhe dhe Besnik Lalaj, djali i xhaxhait të tretë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR ZHEJI/ Sa të jetë Meta president do të jetë edhe Rama kryeministër
Previous article NDËRHYRI TË NDIHMONTE NJË VAJZË/ FOTO: Rrihet barbarisht ish-kryetari i FRESSH. Tregon tmerrin

g.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT