• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SËPATË DHE SHERR MES VËLLEZËRVE PËR TOKËN/ 39-vjeçari: Nuk iki dot në Mallakastër se del e më vret
Home
Breaking News

SËPATË DHE SHERR MES VËLLEZËRVE PËR TOKËN/ 39-vjeçari: Nuk iki dot në Mallakastër se del e më vret

25 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Për 100 metër tokë, një konflikt që vazhdon prej vitesh mes vëllezërve që mund të kishte përfunduar në tragjedi. Një 39-vjeçar, babai i 4 fëmijëve është qëlluar me sëpatë nga kushëriri i tij, të cilit i kishin dhunuar babain. “Shteti të ndërhyjë”, thotë nga spitali Sokol Lalaj që mbeti i plagosur gjatë konfliktit per pronen. Ai tregon gjithë ngjarjen dhe thotë se mollë sherri është bërë një sipërfaqe prej 100 metrash ku ka mbjellë ullinj por se nuk po e zgjidh dot në mënyrë ligjore.

Për pronën jeni konfliktuar?

Nuk çaj dot në Mallakastër se ka miq e ka shok. Vete plaku e përzënë, vete unë, ik atje ik këtu. Kemi një vit e ca që sorollatemi dhe për çfarë për tokën time, e sa është 100 metër tokë se mos janë hektarë por unë e kam mbjellë ullinj atë.

Jeni në proces gjyqësor?

Po në proces gjyqësor. Se unë pardje erdha nga Greqia, Fieri e ka rrëzuar nuk jam shumë i saktë. Unë jam emigrant në Greqi prej 20 vitesh. Kam 4 fëmijë, 3 vajza e një djalë. Dua ndihmë nga shteti. Kemi konflikte me tokat dhe vetëm shtetit të vijë direkt të ndajë tokat. Se në komunë e bashki nuk çan dot se ka njerëzit e tij.

Kush i ka tokat?

Ne jemi në konflikt me xhaxhain për punë tokash. Të vijë shteti, me gjithë polici e ministri ça janë të vijnë që mos të bëhet gjendja më keq se është.

Do merrni hak?

Jo, për t’u hakmarrë jo. Unë kam 4 fëmijë, nuk jam i tillë të hakmerrem. Dua në mënyrë ligjore.

Si ndodhi ngjarja?

Unë jetoj në Ballsh prej 10 vitesh, jam nga Çorrushi. Dje kishte bërë llafe plaku me xhaxhain për punën e tokave dhe më merr byrazeri në telefon më thotë ik bëj denoncimin se xhaxhai ka qëlluar babain. Bëra denoncimin tek policia, ika në shtëpi. Pas 5 minutash dola prapë dhe po prisja që të vinin ata nga fshati me gjithë policinë dhe thashë të rrija atje. Pastaj u nisa të dal lart, më vjen kushëriri shtizë me makinë. Djali i xhaxhait me sëpatë dhe filloi po më godiste, më ofendoi e më godiste. Në fillim filloi me bishtin e sëpatës pastaj nuk e di si e ktheu dhe më zuri në dy vende, këtu. Në moment i bie sëpata nga bishti dhe ia futi vrapit por policia ishte afër 10-20 metër.

Po ti e qëllove?

Unë nuk e qëllova, me një dorë mbrohesha, siç më goditi mbaja dorën se kullonte gjak. Ai iku se i doli sëpata nga bishti e i doli policia përpara. E futën brenda, mua më çuan në spitalin e Ballshit me makinë policie pastaj më sollën në Fier. Mi kanë qepur plagët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË NË FUND/ Rihanna zbulon surprizën e shumëpritur nga fansat... (FOTO)
Previous article RËNIA DRASTIKE E "LIRËS" TURKE/ Kthim në kohë kur KINA dhe RUSIA pësuan të njejtën dukuri ekonomike

g.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT