• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SËMUNDJET INFEKTIVE/ Flet eksperti: Rritja e temperaturave nuk do të frenojë COVID-19
Home
Jetë

SËMUNDJET INFEKTIVE/ Flet eksperti: Rritja e temperaturave nuk do të frenojë COVID-19

10 July, 2020 F.autor Jetë

Temperaturat e larta nuk do të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), sipas një eksperti.

“Nëse mbani distancën sociale dhe mbani një maskë, shkalla e infeksionit të sëmundjes mund të ulet, por nëse mbështetemi vetëm tek temperatura, kjo nuk funksionon”, tha për AA, Recep Tekin, një ekspert për sëmundjet infektive dhe mikrobiologjinë klinike në Universitetin Dicle në juglindje të Turqisë.

Duke treguar për klimën e nxehtë mesdhetare në jug të Turqisë, Tekin theksoi se numri i rasteve atje është rritur kohët e fundit përkundër temperaturave të larta.

“Nëse temperaturat e larta do ta kishin penguar plotësisht virusin nuk duhet të kishim parë raste në Arabinë Saudite ose Afrikë”, shtoi ai.

Duke theksuar se do të ketë ditë më të nxehta në javët në vijim, ai tha se njerëzit nuk duhet të sillen duke u mbështetur tek rritja e temperaturës por të mbajnë maska, të praktikojnë distancën sociale dhe të respektojnë higjienën e duarve pavarësisht nga temperatura.

Që nga e mërkura, Turqia ka regjistruar gjithsej 5.228 vdekje për shkak të koronavirusit ndërsa mbi 187.511 njerëz janë shëruar nga sëmundja. Aktualisht, ka më shumë se 208.938 raste të konfirmuara në vend.

Që nga origjina e virusit në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, pandemia ka marrë mbi 551.000 jetë në gjithë botën.

Më shumë se 12.1 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën ndërsa mbi 6.65 milionë njerëz janë shëruar, tregojnë të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SË SHPEJTI PRINDËR/ Zbulohet gjinia e bebit që po presin Sara Hoxha dhe Ledri Vula (FOTO)
Previous article ZBULON NJË EPISOD TË VEÇANTË/ Ish-mjeku i Liverpool: M’u desh t’i qepja p*nisin Gerrard-it

F.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT