• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Sekuestroni “armët luksoze pa leje” dhe izoloni kriminelët e rrugëve!
Home
Aktualitet
Kronikë

Sekuestroni “armët luksoze pa leje” dhe izoloni kriminelët e rrugëve!

25 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Aranit Muraçi 

Ata mund t’ju vrasin në çdo kohë.

Nëse ndodhesh në trotuar, je duke ecur në vija të bardha, apo nëse je i ulur për të pirë kafe në një lokal. Mund t’ju vrasin edhe nëse jeni duke udhëtuar me nakinë, pavarësisht nëse po i respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.
Mund t’ju shuajnë familjarisht.

Në vend të vrasjes, ngjarjen e konsiderojnë aksident.

Viktimat mund të shpallen edhe fajtorë.

Ata që i shkaktojnë aksidentet dhe marrin jetë njerëzish mbajnë përgjithësisht makina luksoze. Ecin kryesisht me shpejtësi deri në 200 km në orë.

Ata nuk ndalen, sepse nuk i ndal askush.

Sot u shua një familje e tërë. Humbën jetën dy prindër dhe dy vajza të mitura.
Humbi jetën Eduard Gushi, 44 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Silvana, 33 vjeçe, prindër të dy vajzave të mitura 14 dhe 9 vjeçe. Ata ishin emigrantë prej 20 vitesh në Greqi dhe kishin ardhur në Shqipëri për pushime.
Ishin nga Patosi. Po shkonin në Vlorë.

Një makinë luksoze me 200 km në orë dyshohet se i goditi nga pas.

A janë rikthyer bandat e ’97! Ata në vend të armëve, sot kanë makinat. Dhe bashkë me makinat kanë dalë sot jashtë kontrollit më keq se me armët 20 e ca viteve më parë.

Ata që i shkaktojnë aksidentet sipas të dhënave të policisë janë kryesisht të rinj, shpesh nuk mbajnë leje qarkullimi, nuk kanë punuar asnjë ditë për të justifikuar makinën, dhe përgjithësisht rezultojnë të dehur ose nën efektin e lëndëve narkotike.

Në Angli, edhe personalitetet e artit dhe sportit nëse kapen të dehur, gjobiten dhe iu hiqet patenta deri në dy vjet. Kur janë me shpejtësi, pa shkaktuar aksident, shkelësit përballen me sanksione të tjera.

Në Shqipëri, sekuestroni ‘armët luksoze’ (shumica nuk i justifikon) dhe izoloni kriminelët, para se të shkaktojnë të tjera tragjedi!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN FOTOT/ Basha nis zyrtarisht pushimet, fluturon drejt shtëpisë në Holandë
Previous article AKSIDENTI TRAGJIK NË VLORË/ Policia e shtetit: Do të hetojmë, drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT