• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI TRAGJIK NË VLORË/ Policia e shtetit: Do të hetojmë, drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes
Home
Breaking News

AKSIDENTI TRAGJIK NË VLORË/ Policia e shtetit: Do të hetojmë, drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes

25 June, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj, , ka regaur pas aksidentit tragjik të ndodhur këtë të premte në aksin Fier-Vlorë ku humbën jetën 4 anëtarët e një familje dhe u plagosën tre të rinj.

Dervishaj në deklaratën e tij për mediat ka shprehur ngushëllimet për humbjen e anëtarëve të familjes Gushi, dhe ka theksuar se do i shkojnë deri në fund hetimit për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

Deklarata e Plotë:

Së pari, në emër të Policisë së Shtetit i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të personave që humbën jetën sot në aksidentin e ndodhur në aksin Fier – Vlorë.

Pavarësisht çdo rezultati të viteve të fundit, pavarësisht çdo trendi pozitiv në uljen e të vdekurve apo të plagosurve, aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë dhe për Policinë e Shtetit, çdo jetë e humbur në rrugë është shumë dhe do vijojë të konsiderohet shumë dhe e papranueshme, edhe sikur të ishte një jetë e vetme.

Jemi sinqerisht të keqardhur që pavarësisht prezencës së shtuar të Policisë Rrugore në të gjitha akset kryesore të vendit, sidomos tani gjatë sezonit të verës, angazhimi ynë me burime njerëzore dhe mjete teknologjike, ndonjëherë nuk mundet të parandalojë tragjedi të tilla.

Së dyti, dua të siguroj gjithë familjarët dhe të afërmit, si dhe opinionin publik, se aksidenti i sotëm po hetohet me kujdesin maksimal për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë në këtë rast tragjik.

Së treti, dua të theksoj se angazhimi ynë maksimal në terren ka nevojë për mbështetje, për mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve. Aksidentet rrugore sot marrin katër herë më shumë jetë se ngjarjet kriminale në vend dhe besoj kjo është mjaftueshëm për këdo të kuptojë se sa e rëndësishme është sjellja e kujtdo, në rrugë.

Së fundmi, dua t’i siguroj të gjithë se Policia e Shtetit do të vijojë të përforcojë masat, jo në funksion të ndëshkimit si qëllim, por për të mos lejuar që drejtuesit e mjeteve t’i kthejnë këto të fundit në rrezik real për veten dhe qytetarët e tjerë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, gjithashtu KUJDES, shpejtësia vret, përdorimi i alkoolit në drejtimit e mjetit vret, parakalimi i gabuar vret, mbajtja e rripit të sigurimit për vete dhe pasagjerët shpëton jetë.

Kontributi i të gjithë përdoruesve të rrugës, respektimi në maksimum i rregullave të qarkullimit nga ana e tyre, denoncimi i çdo shkeljeje rrugore të konstatuar, si dhe përkushtimi akoma më i madh i punonjësve të policisë, ku së fundmi kemi shtuar në disa akse rrugore nacionale disa radarë të tjerë, makina të pauniformuara, kamera dhe dronë, do sjellë medoemos parandalim të aksidenteve, rritje të parametrave të sigurisë në rrugë dhe ndëshkim të kujtdo që shkel këto rregulla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sekuestroni "armët luksoze pa leje” dhe izoloni kriminelët e rrugëve!
Previous article JEP LAJMIN/ Manastirliu: Të hënën vijnë mbi 14 mijë doza Pfizer. Të moshuarit e pamundur...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT