• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTROHET ARSENAL ARMËDH E MUNICION LUFTARAK/ Pranga 40-vjeçarit (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

SEKUESTROHET ARSENAL ARMËDH E MUNICION LUFTARAK/ Pranga 40-vjeçarit (EMRI)

14 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sekuestrohet një arsenal armësh dhe municioni luftarak në Pogradec, ndërsa në pranga ka rënë një 40-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Alti Jasharllari, banues në fshatin Starovë, Pogradec, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Starova”.

Operacioni, falë inteligjencës policore dhe bashkëpunimit me qytetarët, i zhvilluar pas hetimeve disajavore nga Komisariati i Policisë Pogradec, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 40-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, që posedonte arsenalin e armëve dhe municionit luftarak. Sekuestrohen një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra të armëve të zjarrit; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive dhe pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në vijim të kontrollit të territorit dhe punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të armëmbajtjes pa leje, pas hetimeve disajavore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Starova”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë i shtetasi:

– A. J., 40 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimit me qytetarët, se një shtetas posedonte në banesën e tij një arsenal armësh, shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe lokalizuan shtetasin A. J., në fshatin Starovë. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin e një stalle bagëtish, e cila ndodhej në afërsi të banesës së tij, u gjetën të fshehura: Një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra automatiku, pushke dhe mitralozi; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive; pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi A. J., do të trafikonte arsenalin e armëve dhe municioneve luftarake, në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti të paligjshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VOTUA ARRESTIMI/ Mbërrin në SPAK vendimi i Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj
Previous article PROPOZOHET RRITJA E PAGAVE/ 664 mijë lekë për gjyqtarët, 773 mijë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT