Një ligj i ri i sjell në Kuvendin e Shqipërisë pas propozimeve të Gjykatës Kushtetuese do t’i çojë pagat e anëtarëve të këtij institucioni në nivelet më të larta në vend.
Në nenin 17 të ligjit për gjykatën kushtetuese propozohet se neni që parashikonte se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, ndryshohet dhe rroga tashmë bëhet sa 96% e pagës së presidentit, plus 58% shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës. Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë të reja.
Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicioni dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë të reja, ose mbi 7.7 mln lekë të vjetër.
Nga drafti kanë përfituar edhe anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që barazohen me pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarit të KPA që barazohet me atë të kreut të Kushtetueses.


