• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTROHEN MIJËRA EURO/ Paraqiteshin si zyrtarë dhe vendosnin gjoba, arrestohen 3 persona, 2 të tjerë në kërkim (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

SEKUESTROHEN MIJËRA EURO/ Paraqiteshin si zyrtarë dhe vendosnin gjoba, arrestohen 3 persona, 2 të tjerë në kërkim (EMRAT)

10 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në një deklaratë zyrtare Policia e Shtetit bëri me dije në vijim të operacionit ‘Subjekti’ ka vënë në pranga edhe tre persona të tjerë dhe 2 janë shpallur në kërkim. Këta janë kapur duke mashtruar dhe bërë presione bizneseve me qëllim përfitimin e shumave monetare.

Sakaq mësohet se në kuadër të operacionit policor të koduar “Subjekti” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Erjon Lika

Edmir Jaçe

Gazmir Ismailaj

Reagimi i plotë:

Shefi i Njësisë “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Drejtorinë Hetimore në Policinë e Shtetit, Kryekomisar Gentian Berberi, konferencë për rastet e mashtrimeve të operatorëve ekonomikë.
Jam sot këtu për t’ju bërë me dije rezultatet e operacionit policor të koduar “Subjekti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit të operatorëve ekonomikë, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare.

Siç jeni në dijeni, në kuadër të operacionit policor të koduar “Signal”, të zhvilluar 4 ditë më parë nga strukturat hetimore qendrore të Policisë së Shtetit, u godit një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë kriminale të mashtrimit, dhe u sekuestruan rreth 142 000 euro.

Në këtë kuadër, ka vijuar puna hetimore nga strukturat në qendër dhe në qarqe, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të ngjashme në këtë fushë.

Bazuar në inteligjencën informative, se disa shtetas që vepronin në formën e një grupi kriminal, mashtronin në disa biznese në Kamëz, duke përfituar prej tyre, shuma të konsiderueshme në euro dhe në lekë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore qendrore të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe vënien në pranga të pjesëtarëve të këtij grupi kriminal.

Falë punës hetimore profesionale, të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Subjekti”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, i shtetasve:

-E. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, E. J., 32 vjeç dhe G. I., 39 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Të tre këta shtetas, pas informacioneve nga strukturat hetimore, u kapën në flagrancë, në Kamëz, gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, shumën 13 000 euro, nga administratori i një subjekti privat.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, ka rezultuar se në datën 7 janar 2023, këta shtetas kishin përfituar, po përmes mashtrimit, edhe shumën 12 000 euro.

Gjatë operacionit policor të koduar “Subjekti”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 100 euro, 50 000 lekë të rinj, 2 automjete të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, fatura transaksionesh, 6 celularë dhe sende të tjera.

Në vijim të veprimeve, për këtë rast, u bë shpallja në kërkim e shtetasve I. K. dhe F. Gj., bashkëpuntorë të 3 shtetasve të arrestuar. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Theksojmë se grupet, për realizimin e qëllimit të tyre, kanë përdorur aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorët ekonomikë, duke u kërkuar donacione në emër të përfaqësuesve vendorë, por jo vetëm.

Nisur nga rastet e evidentuara dhe të goditura ditët e fundit, Policia e Shtetit apelon edhe një herë, për të gjithë operatorët ekonomikë në të gjithë vendin, që të tregohen vigjilentë ndaj rasteve të tilla të mashtrimit dhe të denoncojnë menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit, në ato vendore dhe qendrore, çdo rast të dyshuar apo në rast se janë viktima të kësaj veprimtarie kriminale.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për të parandaluar dhe goditur në kohë, veprimtarinë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITJA/ "Pse tërhoqe aq shumë para?", zbardhen përgjimet e reja mes pastrueses dhe djalit të saj në paraburgim
Previous article "MBAJENI NË JETË..."/ Ultimatumi që dha policia për të riun që humbi ndjenjat në sallën e gjyqit në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË KUÇOVË/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë, burri humb jetën në spital Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË KUÇOVË/ Makina përplas për vdekje 55-vjeçarin me biçikletë, burri humb jetën në spital

E RËNDË/ Burri plagos me thikë bashkëshorten në Divjakë, gruaja niset drejt Traumës në Tiranë Aktualitet

E RËNDË/ Burri plagos me thikë bashkëshorten në Divjakë, gruaja niset drejt Traumës në Tiranë

GRABITËN SHTËPINË E PRINCIT WILLIAM/ Dy laçianët Doku dhe Ndoci nesër në gjykatë, Top Channel zbulon çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

GRABITËN SHTËPINË E PRINCIT WILLIAM/ Dy laçianët Doku dhe Ndoci nesër në gjykatë, Top Channel zbulon çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT