• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTROHEN ARMË, DORGË DHE…/ Policia bën bilancin javor, 183 persona të arrestuar: Ja sa leje drejtimi janë pezulluar! (PAMJET)
Home
Breaking News

SEKUESTROHEN ARMË, DORGË DHE…/ Policia bën bilancin javor, 183 persona të arrestuar: Ja sa leje drejtimi janë pezulluar! (PAMJET)

17 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të paktën 183 persona janë arrestuar në dhjetra operacione të realizuara nga Policia e Shtetit përgjatë 1 jave.

Blutë informojnë se janë sekuestruar armë, drogë dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Gjithashtu janë pezulluar 503 leje drejtimi, nga të cilat: 361 për tejkalim shpejtësie, 82 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 60 për qarkullim në sens të kundërt, si edhe janë arrestuar 58 drejtues mjetesh.

Bilanci i Policisë së Shtetit në 1 javë:

Angazhim, përkushtim dhe vendosmëri për të parandaluar e luftuar krimin. Dhjetëra operacione, qindra të arrestuar dhe të proceduar. Armë, drogë dhe sende të tjera të kundërligjshme të sekuestruara.

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 622 persona, nga këta: 183 janë arrestuar, 399 janë proceduar penalisht dhe 40 janë shpallur në kërkim.
Janë kapur në total 57 persona në kërkim, nga këta: 52 në kërkim kombëtar dhe 5 në kërkim ndërkombëtar.
Janë zhvilluar 33 operacione policore të koduara: “Faqet online”, “Pending”, “Speed”, “Tranzit 3”, “Afternoon”, “Final Game”, “Sakosa”, “Account”, “Green”, “Dealers”, “Double”, “Tranzit 4”, “Hostage”, “Ëeapons”, “Shoshaj”, “Çairet”, “Road Guard 13”, “Road Guard 14”, “Sofistikimi”, “Ndërhyrja”, “Makinat luksoze”, “Diesel”, “Vullnetari”, “Mesnata”, “Perimetri”, “Hoti”, “Rrethi”, “Monitorët”, “Çinari”, “Maminasi”, “Porti” dhe “Fati i lojërave” në 2 raste.
Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar 10 operacione, gjatë të cilëve është evidentuar 1 laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, si dhe janë sekuestruar qindra fara kanabisi.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe janë sekuestruar 7 armë zjarri, 2 armë gjahu, 8 thika, 6 doreza metalike, municion luftarak etj.
Gjithashtu, gjatë operacioneve janë sekuestruar rreth 3 kg cannabis, 4 automjete, 6 celularë, monitorë për lojëra fati, si dhe mallra kontrabandë.
Janë parandaluar 2 ngjarje kriminale, janë goditur 18 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe janë ndjekur ligjërisht 57 raste të dhunës në familje.
Janë evidentuar dhe goditur 33 raste të krimeve mjedisore, 9 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 51 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 36 raste.
Janë zbardhur 2 raste të zjarrvënies, me 2 autorë, nga të cilët: 1 të arrestuar dhe 1 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia Rrugore:

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 503 leje drejtimi, nga të cilat: 361 për tejkalim shpejtësie, 82 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 60 për qarkullim në sens të kundërt.
Janë arrestuar 58 drejtues mjetesh, nga këta: 31 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 27 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë vendosur 16.207 masa administrative dhe janë goditur 8 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.
Policia Kufitare:

Gjatë kësaj jave janë kapur 11 persona në kërkim, nga të cilët 7 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.
Janë proceduar në gjendje të lirë 12 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 6 persona për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 9 për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, 3 për “Trafikimi i narkotikëve”, 1 person për armëmbajtje pa leje, si dhe 1 tjetër për kundërshtim të punonjësve të Policisë.
Gjithashtu janë goditur 5 raste të mitëdhënies.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë në vijimësi, si dhe i siguron ata se është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të parandaluar dhe goditur çdo paligjshmëri, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë dhe për t’ju ofruar një shërbim sa më cilësor. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton sërish qytetarët për të denoncuar në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIMET VAZHDOJNË/ Forcat ruse shkatërrojnë fabrikën e municioneve pranë Kievit
Previous article MOMENTI EMOCONUES/ Sara Hoxha zbulon gjininë e fëmijës së tretë, ja reagmi saj (VDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë' Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë'

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT