Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar këtë të martë në Drimitsa të Igumenicës, pasi iu gjend një sasi droge.
Teksa po kalonte kufirin greko-shqiptar në këmbë, forcat e Policisë Kufitare i kanë gjetur 16 kg marijuanë në çantë.
Të riut, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, iu sekuestrua edhe një celular.


