• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEKUESTROHEN 1 TON DROGË NË KORÇË/ Ministri Sveçla: Vendi i kriminelëve është pas hekurave! Detaje nga operacioni
Home
Rajon

SEKUESTROHEN 1 TON DROGË NË KORÇË/ Ministri Sveçla: Vendi i kriminelëve është pas hekurave! Detaje nga operacioni

28 September, 2024 s.autor Rajon

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë dhe Prokurorinë për aksionin e realizuar sot në Pejë, ku u sekuestruan mbi një ton substanca narkotike.

Ministri thotë se goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera, transmeton Telegrafi.

Përgëzoj Njësitin e Antidrogës në Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë për aksionin e suksesshëm të sekuestrimit të mbi një ton substancë narkotike të llojit marihuanë. Goditjet ndaj këtij fenomeni rezultojnë të suksesshme kur janë të njëpasnjëshme e të pandërprera”, ka pohuar ministri.

Tutje ai ka shkruar se vendi i kriminelëve është prapa hekurave.

“Siç kam thënë pas goditjes së laboratorit tjetër rreth një javë më parë, prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla”.

Prokuroria dhe Policia në Pejë kanë dhënë detaje nga aksioni që u zhvillua sot në rajonin e Pejës, ku u sekuestrua mbi një ton drogë, e që vlera e tyre është mbi 5 milionë euro.

Në konferencën për media u bë e ditur se deri tani kanë arrestuar një person, dhe se janë në kërkim edhe të gjasht personave tjerë të dyshuar.

“Këto dy lokacione ku kemi bërë veprime hetimore janë lokacione të përmasave të mëdha të kultivimit të kanabisit. Jemi në fazën e përpunimit të vendit të ngjarjes dhe në vlerësimet tona, sasia dhe vlera mund të dalin më të mëdha. Njëra nga plantacionet ka qenë e rritur në nivelin ku konsiderojmë se një bimë kanabisi mund të japë produkt të marihuanës gjysmë kilogrami. Ka qenë hetim i gjatë, mbi dy muaj, i koordinuar me njësitet respektive të Policisë. Një person është i arrestuar, shtetas i Shqipërisë, i cili ka qenë në cilësinë e punëtorit për këto dy parcela. Kemi edhe persona të tjerë të dyshuar, të cilët janë në fazën e kërkimit dhe identifikimit. Për këta nuk kemi detaje të tjera”, tha togeri Astrit Jasiqi.

Tutje, ai shtoi se destinimi i marihuanës ka qenë tregu ndërkombëtar dhe se vlera e substancave narkotike është mbi 5 milionë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO HYJË LINDJA E MESME NË LUFTË? Izraeli “shkrumbon” Bejrutin, mister fati i kreut të Hezbollahut
Previous article STUDIMI BEFASUES: Këto janë vitet e jetës kur njerëzit janë më të lumtur

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT