• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTRIMI I 49-KILOGRAM KOKAINË NË KONTENJERIN ME BANANE/ Lihet në burg babai i Arbër Çekajt
Home
Aktualitet
Kronikë

SEKUESTRIMI I 49-KILOGRAM KOKAINË NË KONTENJERIN ME BANANE/ Lihet në burg babai i Arbër Çekajt

2 April, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Lihet në burg babai i Arbër Çekajt. Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për 72-vjeçarin Selim Çekaj, pronar i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane nga Ekuadori ku u gjetën 49 kg kokainë. Mbi të rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Duke iu referuar burimeve, gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se edhe gjatë seancës gjyqësore Çekaj nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar përpara trupit gjykues, kryesuar nga gjyqtari i çështjes Rexhep Bekteshi, se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës së gjetur.

Droga u sekuestrua dje në portin e Durrësit teksa ishte porositur nga kompania e Çekajt që ndodhet në Maminas. Droga u gjet e fshehur në dy krahët e kontejnerit, e ndarë në pako me nga 1.3 kg secila. Kontejneri mbërriti 2-3 ditë më parë në Durrës, ndërsa kaloi në skaner dhe në kontrollet e qenit antidrogë.

Pas këtyre procedurave, u vu re se brenda tij kishte diçka të dyshimte dhe pas kontrolleve të imtësishme u zbulua sasia e drogës. Administratori i firmës që kishte porositur mallin, në këtë rast Selim Çekaj është thirrur nga policia për të bërë verifikimet sipas procedurës.

Mësohet se 72-vjeçari nuk ka pranuar që të hapë kontejnerin, pa u çuar në magazinë pasi brenda kishte fruta që merrte nga Ekuadori. Kjo çoi në dyshime të forta nga ana e policisë se aty fshihej diçka e paligjshme. Ndaj edhe policia bëri ndërhyrjen në port, ku u gjetën 37 pako me drogë.

Kujtojmë se djali i tij, Arbër Çekaj, u shpall në kërkim pas zbulimit të një sasie të madhe droge në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 613 kokainë që vinte nga Ekuadori, brenda një kontejneri me banane. Çekaj u arrestua në Gjermani më 4 maj të 2018-ës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRROK ÇUPI/ 2 prilli, totem i kujt?
Previous article E RËNDË/ Humb jetën 47-vjeçari në malin e Tomorit, e zuri poshtë masivi shkëmbor

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT