• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTRIMI I 123 MIJË PAUNDVE/ Policia: Në pranga shoferi i furgonit, paratë ishin ndarë në 12 pako dhe ishin vendosur në prapakolp
Home
Aktualitet
Kronikë

SEKUESTRIMI I 123 MIJË PAUNDVE/ Policia: Në pranga shoferi i furgonit, paratë ishin ndarë në 12 pako dhe ishin vendosur në prapakolp

19 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit ka dhënë një njoftim zyrtar për mediat në lidhje me sekuestrimin e 123 mijë paundëve në furgonin që vinte nga Anglia.

Policia njofton se ka arrestuar 21-vjeçarin, banues në Hamallaj, shtetasin Olsi Sefolli, nën akuzë për  ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”

Policia njofton se gjatë kontrollit, në pjesën e prapakolpit të furgonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 pako me para.

Nga këqyrjet e kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 123.460 paund dhe 280 stërlina.

‘Bashkëpunimi i shkëlqyer mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve doganore çoi në sekuestrimin e një shume të madhe parash të padeklaruara në kufi.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore parandalojnë dhe godasin në hyrje të Portit të Durrësit, një rast të mosdeklarimit të një shume të madhe parash në paund.

Sekuestorn 123.460 paund dhe 280 stërlina.

Vihet në pranga drejtuesi i furgonit ku u gjetën të fshehura pakot me paund e stërlina.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe seksionin për hetimin e krimit ekonomik e financiar në DVP Durrës, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë dhe atyre doganore, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një furgon mallrash që vinte nga Anglia, me drejtues shtetasin O. S., 21 vjeç, banues në Hamallë.

Gjatë kontrollit, në pjesën e prapakolpit të furgonit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 pako me para.

Nga këqyrjet e kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 123.460 paund dhe 280 stërlina.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. S., për veprat penale” Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,  “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ” Kontrabanda me mallra të tjerë dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Ndërkohë, nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të implikuar në këtë vepër penale.’- njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERISHA "NON GRATA"/ Ish-deputeti i PD: Mirënjohje SHBA për gjithçka keni bërë për vendin tim
Previous article BERISHA "NON GRATA"/ Baton Haxhiu: Nuk do dëshiroja që Doktori të përjetonte këtë fund. Keqardhje se i është përfshirë dhe familja

Delo.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT