• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTRIMI I 1.3 TONË KOKAINË NË QAFË-THANË/ Pamjet që u kap në Maqedoni dhe kaloi përmes Shqipërisë (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

SEKUESTRIMI I 1.3 TONË KOKAINË NË QAFË-THANË/ Pamjet që u kap në Maqedoni dhe kaloi përmes Shqipërisë (FOTO)

20 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Të paktën 3 të arrestuar janë deri më tani nga aksioni i policisë në Krushopek të Sarajit për kapjen e 1.3 ton kokainë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar ekskluzivisht edhe fotot e kokainës që u sekuestrua në komionin e ngarkuar me banane dhe që kishte hyrë nga Mali i Zi dhe më pas doli nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoni.

Në këtë aksion të mirëorganizuar kanë qenë në dijeni të ngarkesës policia italiane si dhe ajo shqipëtre që kanë marrë pjesë në aksion. Aksion policor është zhvilluar në Krushopek të Sarajit dhe në të ka marrë pjesë edhe drejtoria shqiptare kundër krimit të organizuar.

Policia shqiptare me një grup ekspertësh shumë të besuar thanë burime të gazetares Anila Hoxha, u përfshi me kërkesë të partnerëve që kanë kërkuar ndjekjen e kamionit dhe vëzhgimin, teksa superaksioni ishte në zhvillim e sipër.

Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni). Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek. Top Channel mëson se kur ka hyrë në Shqipëri, policia e ka vrojtuar, në rast se kokaina do shkarkohej në vend. Kamioni ishte me targa maqedonase ndërsa në Shqipëri nuk ka ndaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJE NË ITALI DHE SHKATËRRIM TË PRONËS ME ZJARR/ OFL shënjestron dy të dënuarit në Tiranë
Previous article "DUAM KATËR FËMIJË"/ Adelina Tahiri tregon planet me bashkëshortin edhe pse kanë diferencë të madhe në moshë

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim Aktualitet

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET/ Eksploziv në dyert e dyqanit dhe lokalit të Noizy-t? Policia nis hetimet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT