Në 5 Shkurt 2020, AlpeNews publikoi formularin e plotësuar nga Lulzim Berisha për pasurinë që ai zotëronte, në përgjigje të kërkesë nga Forcat Speciale të Operacionit ‘Forca e Ligjit’. Karburanti i sekuestruar sot dhe magazina, nuk ishin të deklaruara më përpara prej tij.
Në formular, Berisha deklaroi se nuk kishte asnjë pasuri të paluajtshme të regjistruar në emrin e tij, për shkak se ato i janë konfiskuar nga shteti me vendim gjykate në 2010. Ai deklaron se zotëron një bar kafe me qira, autobote që furnizon me karburantë anijet e portit, një makinë dhe aksione në kompaninë që ka në bashkëpronësi me motrën e tij.
Në formular, Berisha deklaron se zotëron:
-Një bar kafe, të cilin e ka me qira që prej 5 janarit 2018
-Dy autobote që furnizon me karburant anijet në port
-Një makinë tip BMW të blerë 1 milion lekë të reja në 2019
-40 % të aksioneve në kompaninë REJAN, të cilën e ka në bashkëpronësi me motrën e tij Luljeta Berisha dhe Enkejleda Shoshi, e cila merret me furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit.
Në formularin e dorëzuar, Lulzim Berisha cilëson se këto pasuri i ka të ligjshme dhe me dokumentacion përkatës.
AlpeNews.al


