• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Seksi gjatë shtatzënisë, si ndikon në shëndetin tuaj dhe të foshnjes
Home
Shëndet

Seksi gjatë shtatzënisë, si ndikon në shëndetin tuaj dhe të foshnjes

7 December, 2017 Redaktor2 Shëndet

Marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë janë të parrezikshme për shëndetit e foshnjës, ka njoftuar Shoqata gjermane e gjinekologëve.

Presidenti i kësaj shoqate Christian Albring, ka thënë se ‘prindërit e ardhshëm’ nuk duhet ta pezullojnë kënaqësinë seksuale as gjatë shtatzënisë, pasi që fetusi është i mbrojtur mirë, prandaj derisa qafa e mitrës nuk është e hapur, nuk ka nevojë që të abstenohet nga seksi.

Megjithatë, aktiviteti seksual shumë afër terminit të lindjes mund të nxitë lindje të mëhershme, prandaj nëse ekzistojnë kontraksione të mëhershme dhe nëse është tërhequr placenta, atëherë nëna-në pritje duhet të paralajmërohet për mundësinë e lindjes së mëhershme.

Trupi gjatë shtatzënisë funksionon si një zonë e madhe erogjene. Kështu që mos t’ju habit fakti që do të ndjeni më shumë nevojën për seks. Nëse shtatzënia juaj është në fillim dhe keni përzierje të pakëndshme, sigurisht hedh dyshime mbi këtë pretendim. Por faktet tregojnë të kundërtën.

Për këtë, para së gjithash, fajësohen hormonet estrogjene dhe progesterone. Kjo mbështetet nga fakti se trupi i grave shtatzëna vetëm për një ditë prodhon estrogjen (hormon i seksit) në një sasi të cilën një gruas që nuk është shtatzënë, i nevojitën tre vjet.

Përveç kësaj, gjatë shtatzënisë trupi prodhon gjak 20 për qind më shumë. Kjo rritje e rrjedhjes së gjakut nëpër organizëm ndikon që buzët vaginale dhe klitorisi fryhen dhe kështu që bëhen shumë të ndjeshme. Kësaj mund t’i shtohen edhe gjokset dhe thithat e fryra dhe të rritura – të cilat janë më të ndjeshme se zakonisht.

Megjithatë, është me rëndësi të theksohet se qëndrimi ndaj seksit gjatë shtatzënisë është individual dhe se ka shtatzëna të cilat, pavarësisht nga ndryshimet hormonale dhe ndryshimeve të tjera në trupin e saj, e shmangin seksin zakonisht për shkak të frikës se kjo do të dëmtojë fetusin.

Foshnja është e sigurt gjatë seksit sepse është e mbrojtur, e rrethuar me lëngun amnionik dhe muskujve të fortë të murit të mitrës. Nga bota e jashtme e ndan dhe e mbron i ashtuquajturi plug i mukozës, i cili është i vendosur në qafën e mitrës, i pozicionuar në një distancë të sigurt nga vagjina.

Ju ndoshta mund të vëreni që pas orgazmës fëmija do të qetësohet pak, ose, nga ana tjetër, të bëhet më i gjallë se zakonisht. Kjo është për shkak të lëkundje të nxitura dhe kontraktimeve.

Në qoftë se juve apo partnerit tuaj ju pengon barku duhet të eksperimentoni me pozita të ndryshme për të gjetur atë që ju përshtatet më së miri. Të ashtu quajtura pozita misionare (gruaja poshtë, mashkulli lart) nuk është e preferuar për gratë shtatzëna.

Është me rëndësi që gjatë kontaktit seksual në shtatzëni t’i kushtohet rëndësi të veçantë higjienës së organeve seksuale të të dy partnerëve, ndërsa përdorimi i kondomëve do të ishte një element i favorizuar për të mbrojtur nënën dhe foshnjën nga infeksionet e mundshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryeprokuriri i ri/ Pas SHBA-së, reagon delegacioni i BE-së në Shqipëri
Previous article Gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon zëvendësim mase sigurie/ Gjykata do caktojë...

Redaktor2

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT