Gjinekologia, Mimoza Keta, ishte e ftuar këtë të shtunë në emsionin “Enigmat e Hipokratit”, ku dha disa këshilla për adoleshentët se si duhet t’i përdorin lodrat e seksit.
Ajo tha se lodrat e seksit nuk duhet të transportohen nga njëri adoleshent te tjetri, pasi mund të kthehen në burim infeksionesh.
Ajo këshilloi sterilizimin e lodrave të seksit për të shmangur marrjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
“Një studim i ISHP tregon që raportet seksuale fillojnë që në moshën 13-vjeç në Shqipëri. Këto janë moshat që nuk kanë informacionin e duhur sesi duhet të mirëmbajnë veten, se si duhet të ruhen nga një infeksion i trasnmetueshëm dhe se si duhet t’i përdorik këto lodra.
Nëse këto shpërndahen si objekte të zakonshmne dhe nuk kanë atë sterilitetin e duhur, patjetër që bëhen objektë për transmetimin e objekteve seksualisht të transmetueshme”, tha gjinekologia.


