• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Seks në këmbim të notës/ Të gjitha rastet e NGACMIMEVE SEKSUALE të pedagogëve ndaj studenteve
Home
Sociale

Seks në këmbim të notës/ Të gjitha rastet e NGACMIMEVE SEKSUALE të pedagogëve ndaj studenteve

1 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

“Ngacmimet seksuale” është një fenomen që është përhapur në masë kohët e fundit jo vetëm në botë por edhe në shqipëri  .

Pas një “rryme” akuzash nga artistë të ndryshëm në shqipëri edhe ne botë jo shumë kohë më parë, “NGACMIMI SEKSUAL” u bë çështja më e diskutuar.

Ky është një fenomen që mund të haset në të gjitha ambjentet duke filluar nga rruga , në një bar kafe, në një stacion autobusi duke vazhduar tek ato më absurdet siç janë vendi i punës apo edhe në shkolla, universitete.

Jo më larg se dje u bë publik një rast i till në Tiranë, biseda erotike mes pedagogut Ilir Kaduku dhe studentes së tij.


Nisur nga ky rast AlpeNews.al ju sjell disa raste të fenomeneve të tilla të ndodhura në Shqipëri dhe Kosovë.

Para disa ditësh ish-studentja e Fakultetit të Arteve dhe tashmë aktiviste, Jeta Berisha ka rrëfyer se është ngacmuar seksualisht nga profesori i saj, i cila vazhdon ende të jetë pedagog në Universitetin e Prishtinës.
“Të nderuara medie,
Merruni me fenomenin e ngacmimit seksual që është vepër penale dhe me të gjithë ata/ato që e mbrojnë këtë akt, njëherësh edhe me ngacmuesit seksual.
Mos e tentoni me hesht kauzën me tituj skandaloz sa për të bërë klikime, duke u marr me atë se kush është viktima e ngacmimit seksual.
Kauza jonë ishte e qartë, kërkuam shkarkim të Prorektores dhe përgjegjësi nga institucioni i Universitetit Publik.” ky ka qenë shkrimi i studentes.

Tronditëse ka qenë dëshmia e një 14-vjeçareje ne vitin 2017, e cila ka rrëfyer se prej kohësh abuzohej me veprime të turpshme nga mësuesi i saj kujdestar.
Ishin pikërisht prindërit e vajzës ata kanë kallëzuar mësuesin 64-vjeçar në polici, ku këta të fundit bënë të mundur dhe arrestimin e tij. Identiteti i tij nuk bëhet publick
Në prani të psikologut, vajza treguar se mësuesi i Matematikes, shtetasi H.M, që ishte dhe mësuesi kujdestar i saj e mbante në klasë dhe kryente veprime të turpshme me të. Ajo ka rrëfyer më tej, duke shtuar se mësuesi e puthte dhe e prekte në zona intime. Sipas saj veprimet bëheshin edhe në korridore apo ambiente të tjera të shkollës.
63-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar tri nxënëset e tij për një periudhë të gjatë prej tre muajsh

Një tjetër rast, Ajaz Ajazi, 63 vjeç, drejtor i shkollës 9- vjeçare në fshatin Kozare të Kuçovës, është arrestuar po në vitin 2017 me akuzat “vepra të turpshme” dhe “ngacmim seksual”.
Kjo pasi tri nxënëse të shkollës dyshohen se janë ngacmuar seksualisht nga drejtori shkollës.
Tri nxënëset e shkollës që kanë bërë denoncimin, nuk e dinin se drejtori i ngacmonte seksualisht të tria, por në një moment ato i janë shprehur njëra-tjetrës për sjelljen e tij. Pas bisedës, vajzat kanë marrë guximin për ta bërë publike atë që u kishte ndodhur dhe menjëherë kanë njoftuar prindërit e tyre.
Sipas 63- vjeçarit, nuk ka asnjë të vërtetë në të gjithë këtë histori, dhe i ka mohuar akuzat.

“Seks në këmbim të notës, ish-ministri shqiptar akuzohet për ngacmim seksual” ky ka qenë titulli kryesor i mediave pas akuzave për ngacmim seksual kundrejt ish-Ministrit të Arsimit në Kosovë Rexhep Osmani.


Prokuroria e Shtetit ngriti aktakuzë ndaj ish-Ministrit Kosovar të Arsimit, Rexhep Osmani.
Ngjarja ka ndodhur në 19 maj të vitit 2016 dhe studentja që pretendon se është ngacmuar është nga fakulteti i Shkencave të Edukimit.
Ajo ka shkuar në kabinetin e profesorit Rexhep Osmani cili ka qene edhe ish ministër për t’u konsultuar për notën, por ai i ka kërkuar favore seksuale.
Kjo ngjarje është diskutuar gjatë, ndër tyre reagimi i rektores së universitetit e cila fajësoi studentet duke thënë se është faji i tyre që vishen ekzagjëruar dhe provokojnë pedagogët.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtari shqiptar feston ditëlindjen, Noizy ka një surprizë që do t'ju shkrij së qeshuri! (VIDEO)
Previous article Cuneyt Cakir caktohet gjyqtari për të drejtuar ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve midis Juventusit dhe Real Madridit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT