Këtë e dinë fort mirë këta ndjekës të Anabel në Facebook, që na treguan dje flirtet dhe historitë me njerëz të njohur të ekranit, personazhe publike në Shqipëri, dhe ca detaje më të nxehta.
Janë sigurisht, njerëz si të gjithë, që u duhet të mbajnë një lloj qëndrimi për shkak se, siç thotë letërshkruesi më poshtë, ndryshe është e vështirë të dallosh mes VIP-ave shqiptarë.
Ky djalë ka patur histori të shkurtra ose- siç u themi ne “shqiptarët e ndërkombëtarizuar”- hookups, me dy këngëtare të njohura shqiptare. Thotë se në takimin e parë mund të dukeshin mendjemadhe, por duke i njohur ishin të thjeshta dhe mjaft mendjehapura.
“Unë kam pas 2 lidhje shumë të shkurtra me 2 këngëtare, njëra nga Shqipëria dhe tjetra nga Kosova, këngëtare shumë të njohura. Unë jetoj në Neë York dhe atë nga Shqipëria e kisha parë një herë këtu në koncert, dhe i kisha shkruar dy herë në Instagram. Pastaj shkova e takova kur ishte në një koncert në Zvicër, ku unë isha “rastësisht” me një shok.
Kjo ishte pak e inatosur me organizatorët dhe me kualitetin e turmës, unë u bëra “shpëtimi” për atë natë që përfundoi në seks. Më pas e kam takuar dy herë në Shqipëri.
Kurse këtë shqiptaren nga Kosova ma prezantoi një shok i cili ishte shok me organizatorët, fillimisht tek Folie Marine, pastaj të nesërmen përfunduam në Sarandë dhe atë natë fjetëm bashkë. U takuam dhe një herë pas një muaji në TR dhe kaq. Kjo ishte shumë tip cool, faktikisht të dyja janë goca të lezetshme, të dala, dhe goxha të thjeshta.
Nuk e kishin shumë qejf vëmendjen dhe më kryesorja, sa të njihnin nuk kishte më po*dhë të tipit: “Po flet me një këngëtare të madhe”. Sillen zakonisht rëndë pasi në Shqipëri të detyron ambienti, ku edhe dikush që s’ka asgjë të mirë në vetvete, prapë i duket vetja më mirë se të tjerët dhe po nuk u solle me po*dhë, nuk të marrin seriozisht.
Për zgjuarsi pfff, s’e di, por ajo nga Kosova ishte shumë e shkathët dhe e kapshme. Besoj se suksesi im ishte mendja e hapur, dhe jo-gjykimi ndaj gjithçkaje që thuhet.”
Gjithashtu, na shkroi një vajzë që është aktualisht në një lidhje me një këngëtar të njohur shqiptar që, ndonëse nuk na jep detaje, duket të jetë një këngëtar që ka vite në muzikë pasi siç thotë, “është rritur me të”.
Ai është krejt ndryshe nga ç’e kishte përfytyruar një njeri të famshëm; shumë njerëzor dhe shumë i ndjeshëm! Bën edhe surpriza dhe në krevat… epo, nuk do që ne t’ia marrim.
“Aktualisht po përjetoj një lidhje dashurie shumë të bukur me një këngëtar të njohur shqiptar. Është e çuditshme, sepse unë jam rritur bashkë me të, edhe pse nuk njiheshim. Jemi afërsisht në një moshë, por unë dija gjithë këngët dhe performancat e tij.
Rastësisht unë shkoj në një club ku këndonte ai (s’e dija që ishte aty). Të dy u hutuam atë natë dhe gjithçka filloi të nesërmen në Instagram. Nejse, s’po e zgjas këtë pjesë. Ai ka një shpirt aq të bukur, aq i ëmbël dhe i kujdesshëm sa më ka surprizuar. Ja që qenkan tokësorë dhe këta. Madje, shumë të ndjeshëm.
Doni të dini si është në seks? Jo, se kam frikë se ma merrni.”
Sigurisht edhe futbollistë duhej të kishte. Merkatoja e ka hapur futbollin shqiptar për të marrë lojtarë nga jashtë dhe kishim dëgjuar plot histori se sa kohë janë këtu, shijojnë përvoja me vajzat shqiptare.
Kështu tregon edhe kjo vajzë për Anabel; pati një flirt me një futbollist të huaj që luan me klubet shqiptare dhe hoqi fiksimin e jetës. Ai lëvizte si ngjalë!
“Njoha nga shoqëria ime këtë tipin futbollist, pak kohë ka që ka ardhur në Shqipëri. E hoqa fiksimin Anabel të shkoja në shtrat me një me ngjyrë. Seksi ishte i mirë, ama ky i jepte shumë avash, por lëvizte si ngjalë. S’kam më fiksim me të zinj, e hoqa pengun e jetës.”
Shqipëria është e vogël dhe të paktën një ose dy personazhe publike apo VIPa rrjetesh sociale i njeh thuajse çdokush që jeton në Tiranë. Por në Greqinë me mbi 10 milion banorë s’ke aq shumë gjasa të njihesh e të flirtosh me Ana Visin, kështu që ky emigrant shqiptar është plot mbresa nga takimi me kushërirën e saj. Çështja është se ajo “s’kishte reputacion të mirë”.
“Unë që po ju shkruaj kam flirtuar me kushërirën e Ana Visit, një këngëtare greke. Asokohe isha vetëm 19 vjeç. Pas një telefonate i bie gabimisht asaj. Dhe pas shumë SMS-ve vazhduan flirtet disi modeste pasi s’kishte FB në atë kohë. Arriti derisa të më sillte dhurata të shtrenjta, euro. Arriti deri aty sa kur unë rashë në burg ku ndenja një muaj, ajo këmbëngulte të më nxirrte por unë nuk pranova, pasi problemi ishte diferenca e moshës dhe reputacioni i saj.”