• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 February, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

1 February, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sekrete që nuk dinim/ Zbuloni të rejat më të fundit për vezët
Home
Shëndet

Sekrete që nuk dinim/ Zbuloni të rejat më të fundit për vezët

27 August, 2018 enxhi.autor Shëndet

Vezët janë një burim i shkëlqyer proteine dhe konsiderohen një ushqim i thjeshtë, që nuk të lë kurrë në baltë, përmbushës por edhe i shijshëm.

Në vitet 70’ vlerat e vezëve u përbaltën pas pretendimeve se ato rrisin nivelin e kolesterolit në gjak.

Por studimet shkencore të mëvonshme, të cilave i referohet AgroWeb.org rikthyen vlerësimin e vezëve dhe sugjeruan se ato janë jo vetëm të mira për zemrën por edhe ofrojnë një sërë përfitimesh.

Studime të ndryshme nga Universiteti i Konektikat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën në dy konkluzione.

I pari ishte se vezët ndër të tjera përmirësojnë nivelin e kolesterolit të mirë dhe përbërjen e kolesterolit të keq.

Studimi i dytë sugjeroi se konsumi i tre vezëve në ditë për 30 ditë me rradhë zmadhonte grimcat e kolesterolit të mirë, por nuk ndryshon asgjë në ekuilibrat e kolesterolit të mirë dhe të keq.

Një gjë e tillë nënkupton se vezët nuk janë faktor në rrezikun e sëmundjeve koronare.

Vezët Dhe Sistemi Kardiovaskular

Studime të tjera nuk kanë arritur të zbulojnë lidhje të forta mes konsumit të vezëve, ishemisë dhe sëmundjeve të zemrës.

Në vitin 2013, tetë studime të ndryshme të publikuara në Revistën Mjekësore BMJ, tue cilave u referohet AgroWeb.org konfirmuan se ngrënia e një veze në ditë nuk shkakton as sëmundje zemre dhe as ishemi.

Studimet u bazuan në analizat shëndetësore të gjysëm milionë njerëzve të përfshirë në studim në harkun kohor të tetë dhe njëzet e dy viteve.

Në vitin 2016, shtatë studime të tjera zbuluan se konsumi i më shumë se 7 vezëve në javë e ul rrezikun e ishemisë me 12 përqind.

Dilema E Diabetit

Shumë studime kanë sugjeruar se diabetikët duhet të tregojnë kujdes me sasinë e kolesterolit dietik por edhe konsumin e vezëve.

Por dy studime shkencore arritën në konkluzion të njëjtë.

Vezët janë të sigurta edhe për diabetikët, madje nuk rrisin nivelin e sheqerit në gjak apo të triglicerideve.

Problemi Me Vezët Qëndron Tek Yndyra

Sipas ekspertëve, problemi me vezët qëndron tek përdorimi i yndyrës.

Nëse vezët skuqen me shumë gjalpë apo shoqërohen me mishra të përpunuar siç janë salçicet apo sallamrat, atëherë ato rrisin kolesterolin e keq dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org një vezë mesatare ka vetëm 1.5 gramë yndyrë të ngopur, 72 kalori, 70 miligramë sodium.

Një pjatë me vezë, sallam e djathë ka 12 gramë yndyrë të ngopur, 450 kalori dhe 1,290 miligramë sodium.

Pikëpamjet Kontradiktore Për Vezët

Studimet klinike nga ana tjetër e kanë patur të pamundur të zbulojnë ndikimin afatgjatë të ngrënies së vezëve.

Shkencëtarët janë ende të paqartë mbi mënyrën se si faktorët genetikë apo mikrobioma e stomakut ndërvepron me konsumin e vezëve.

Sidoqoftë, vezët mbeten të mira dhe pa ndonjë efekt madhor negativ në organizëm.

Çelësi i suksesit të vezëve qëndron tek mos përdorimi i yndyrës dhe kripës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RRALLË/ Ndërtohet në "3D" proteti i Jul Çezarit
Previous article Shqipëria bëhet me "krahë" përpara Ligës së Kombeve, kuqezinjtë përforcohen në...

enxhi.autor

Postime të ngjashme

MOS I ANASHKALONI/ Këto janë pesë shenja që tregojnë se ju vuani nga mungesa e gjumit Shëndet

MOS I ANASHKALONI/ Këto janë pesë shenja që tregojnë se ju vuani nga mungesa e gjumit

ËSHTË VAKTI MË I RËNDËSISHËM I DITËS/ Por ja çfarë duhet evituar për mëngjes Shëndet

ËSHTË VAKTI MË I RËNDËSISHËM I DITËS/ Por ja çfarë duhet evituar për mëngjes

A MUND TË SHKAKTOJË STRESI KANCER? Ja cilët janë faktorët e rrezikut Shëndet

A MUND TË SHKAKTOJË STRESI KANCER? Ja cilët janë faktorët e rrezikut

Facebook Comments

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother Blog

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother

FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë Blog

FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë

EDMOND LAÇI/ Sot Viti i Ri Hënor Blog

EDMOND LAÇI/ Sot Viti i Ri Hënor

NDRIÇIM XHEPA: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore Blog

NDRIÇIM XHEPA: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore

ARTUR AJAZI/ Banalitetet në televizione duhen ndalur urgjentisht Blog

ARTUR AJAZI/ Banalitetet në televizione duhen ndalur urgjentisht

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT