• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron Korenë e Veriut
Home
Botë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron Korenë e Veriut

28 October, 2017 Ina.Autor Botë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron Korenë e Veriut
Mattis tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë asnjëherë një Kore Veriore të armatosur me armë bërthamore. Jim Mattis tha sot në Seul se programet agresive të zhvillimit të armëve dhe raketave bërthamore nga Pheniani po minojnë sigurinë e koreano-veriorëve. Drejtuesit amerikanë dhe koreanojugorë të mbrojtjes thonë se kanë opsione ushtarake dhe masa frenuese të mjaftueshme për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Koreja e Veriut.
Duke folur për gazetarët sot në Seul pas takimit vjetor të Këshillimit të Sigurisë (SCM), Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe regjimi i tij kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e Republikës së Koresë.
Mattis gjithashtu mohoi mundësinë se Shtetet e Bashkuara mund të pranojnë Korenë e Veriut si fuqi bërthamore.
“Pra, përpjekjet tona të përbashkëta pengojnë atë lloj kërcënimi dhe na japin opsione ushtarake, shumë opsione të ndryshme ushtarake që realisht do ta zvogëlojnë këtë rrezik sa më shumë të jetë e mundur. Dhe po, ne i kemi këto opsione” tha ai.
Në të njëjtën konferencë për shtyp, Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut Song Young-moo tha se aleanca do t’i përgjigjet ashpërsisht provokimeve të Koresë së Veriut.
“Unë duhet të riafirmoj se është më mirë të mos kemi dislokim ushtarak, duke parasysh mirëqënien e vendit tonë. Gjithashtu, në qoftë se pyetem nëse ne mund t’i përgjigjemi provokimit bërthamor të Koresë së Veriut, mund të them se kemi kundërmasa të mjaftueshme” tha ministri koreanojugor i mbrojtjes.
Ishte hera e parë që Sekretari Mattis dhe Gjenerali Joseph Dunford, Shefi i Shtatmadhërisë amerikane kanë zhvilluar konsultime vjetore me zyrtarët e mbrojtjes të Koresë së Jugut që nga inaugurimi i Presidentit të ri Mun-Jae-in dhe Presidentit amerikan Donald Trump.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bayern 2-0 Leipzing, ja notat e lojtarëve
Previous article Themeluesi i Google bëhet 3.5 miliardë dollarë më i pasur, në një ditë…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT