• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sekrecionet vaginale, ja rastet kur nuk janë normale
Home
Shëndet

Sekrecionet vaginale, ja rastet kur nuk janë normale

20 January, 2018 Ina.Autor Shëndet

Sekrecionet vaginale janë krejtësisht normale për gratë. Të gjitha gratë në moshën riprodhuese, që janë edhe në gjendje të mirë shëndetësore, kanë sekrecione vaginale, sidomos gjatë ovulacionit.
Por, ka raste kur këto sekrecione vaginale paralajmërojnë edhe për ndonjë sëmundje të caktuar. Ja cilat janë disa nga rastet kur sekrecionet konsiderohen normale dhe kur jo normale:

Janë të pastra

Sekrecionet vaginale që janë të tejdukshme, me mukozë elastike që duket si e bardha e vezës së pazier, janë normale. Përgjatë ciklit normal mund të ndryshojnë sasinë dhe konsistencën, megjithatë njihen si sekrecion normal vaginal dhe nuk duhen ngatërruar me infeksione.

Janë si në ngjyrë pane

Edhe në këtë rast janë plotësisht të shëndetshme. Nga mesi deri në fund të ciklit, sekrecionet fillojnë të bëhen më të dendura. Nëse përdorni ndonjë ilaç, do ta vëreni këtë lloj sekrecioni më shpesh.

Rrjedhje vaginale e trashë e bardhë, pa erë, me pamje si gjizë

Në këtë rast mund të paralajmërojnë për infeksion mykotik, që shkakton kruajtje dhe irritim të vaginës dhe të hyrjes vulvare, ndjenjë djegieje, sidomos gjatë urinimit dhe gjatë marrëdhënieve seksuale, skuqje dhe ënjtje të vulvës, dhimbje vaginale dhe tensionim të indeve përreth.

Nëse prekeni shpesh nga infeksionet mykotike, do të ishte mirë të mos vishni të brendshme sintetike ose streçe (vishni të brendshme prej pambuku). Shkak për zhvillimin e këtyre sekrecioneve bëhen edhe antibiotikët pasi “vrasin” bakterin e mirë në vaginë që mban larg infeksionet mykotike. Nëse sekrecionet duken ndryshe nga zakonisht, si dhe keni simptomat e përmendura më sipër, bëni një vizitë tek mjeku gjinekolog.

Gjakosje

Nëse keni vënë re vetëm një rast kur sekrecioni vaginal është shoqëruar me gjak, mos u shqetësoni. Por, nëse është e vazhdueshme, konsultohuni me një mjeke gjinekologe. Ajo mund t’ju rekomandojë të bëni kontrolle për polipet, inflamacionin cervikal apo ndonjë infeksion të mundshëm.

Sekrecione të verdha, si qelb

Nëse përveç ngjyrës së verdhë të sekrecioneve, keni edhe skuqje, kruajtje, rrjepje të vagjinës, si dhe erë të keqe, bëni një kontroll tek mjeku gjinekolog. Mund të jeni duke vuajtur nga gonorreja, klamidia ose një infeksion pelvik. Ngjyra që vëreni tek të brendshmet mund të mos jetë medoemos e sekrecioneve, duke qenë se oksidohet dhe ndryshon ngjyrë nga ajri. Nëse të brendshmet kanë marrë një ngjyrë të verdhë, ndërkohë që sekrecionet janë të bardha, mos u shqetësoni.

Janë në një ngjyrë si të verdhë në jeshile

Përveç sekrecioneve me një ngjyrë dhe pamje të ndryshme (duken si të shkumëzuara dhe me ngjyrë si të verdhë në jeshile), vaginoza bakteriale mund të shoqërohet edhe nga një erë si të peshkut dhe ndjesi djegieje. Është një infeksion i zakonshëm, i lehtë për t’u trajtuar, vetëm me një pomadë ose pilulë.

Janë të ujshme

Rezulton që sekrecionet e ujshme mund të paralajmërojnë edhe për herpes të formuar brenda vaginës. Mund të ndieni parehati dhe keni më shumë sekrecione se zakonisht. Nuk do të bënit gabim nëse do të shkonit tek mjeku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Depresioni pas lindjes, një kurë e thjeshtë që nuk e keni ditur
Previous article Gjërat që duhet dhe nuk duhet t’i bëni vetë në dasmën tuaj

Ina.Autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT