• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEANCA PARLAMENTARE/ Petrit Vasili: Askush nuk mund të dalë mbi Kushtetutën
Home
Shqipëri

SEANCA PARLAMENTARE/ Petrit Vasili: Askush nuk mund të dalë mbi Kushtetutën

15 January, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Petrit Vasili, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, tha se në seancën e fundit të këtij Kuvendi u dhunua Kushtetuta me zgjedhjen e Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme.

“Rikthehemi në një sallë, e cila u dhunua në mënyrë flagrante nga Garda e Republikës, e cila u ngrit pa asnjë lloj kontrolli, duke vepruar në atë që quhet salla e të zgjedhurve të popullit”, tha Vasili, duke iu referuar situatës së krijuar në Kuvend në seancën e dhjetorit 2017.

Vasili theksoi se Edi Rama për shkak të frikës po tenton të kapë drejtësinë.

“Vetingu ka rënë moralisht, pasi Kryeprokurori u zgjodh pa veting. Të parën e organit të akuzës e kemi pa veting, ndërkohë që betoheshim që vetingut nuk do t’i shpëtojnë asnjë prokuror apo gjyqtar, madje edhe policia.

Ne zgjodhëm ONM, por opinionet e saj nuk përfillen as nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.

Dhe kjo po ndodh pasi qëllimi është vetëm një: kapja e drejtësisë.

Ky nuk është fati i një mazhorance apo opozite, por fati i Shqipërisë”, tha Vasili, në fjalën e tij në Kuvend.

Sipas tij, për shkak të frikës që ka sot Rama po kapet drejtësia, po vihet në rrezik integrimi europian, të cilin kjo mazhorancë nuk e do, e ka frikë.

“Zbatimi i reformës në drejtësi sipas Komisionit të Venecias kërkon tjetër qasje. Qytetarët këtë presin. Nëse 90 % e qytetarëve kërkojnë reformën në drejtësi, kjo nuk do të thotë se ato duan një drejtësi kundër interesave të tyre”, tha Vasili.

Sipas tij, nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit sot disa opinione për disa kandidatë i merr parasysh, ndërsa për disa të tjerë as nuk i përfill.

“Kjo është një betejë, një luftë e gjatë, për të cilën nuk do të ketë asnjë hap prapa, përsa i takon Kushtetueshmërisë dhe zbatimit të ligjit. Mbi Kushtetutën dhe ligjin nuk mund të dalë askush, kushdo që del mbi to është ilegjitim”, tha Vasili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skëndërbeu "kockë" e fortë, barazon me kampionët e Rumanisë
Previous article Është i martuar, por këngëtari shqiptar po ja heq trurin femrave me foton e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT