Në Seancën e sotme në Kuvend janë votuar dhe miratuar projektligjet e mëposhtme:
Me 73 vota është miratuar projektligjin për krijimin e Komisionit Ekonomik,
- Lista për KLGJ nuk miratohet 69 pro, 26 kundër, 1 abstenim.
- Lista për KLP 72 pro, dhe 26 kundër.
Duheshin të paktën 93 vota pro për të dyja listat e kandidatëve të KLP-së dhe KLGJ-së.
Marrëveshja për hekurudhën Tiranë-Durrës është miratuar me 96 vota pro.
***
Sipas Kushtetutes, nëse lista nuk miratohet në Kuvend, ajo rikthehet sërish në Parlament në nënkomisionin ad hoc, i përbërë nga pesë anëtarë për t’u riformuluar.
Por, nëse nuk gjendet dakordësia mes palëve dhe asnjë nga kandidatët, që është në garë nuk merr minimalisht 4 vota në nënkomision, atëherë procesi kalon në short me gogla.
Nënkomisioni do të riorganizojë edhe njëherë shortin me gogla, në të cilin do të marrin pjesë të gjithë kandidatët, që janë vlerësuar si në përputhje me kriteret ligjore.
Nga ky proces do të dalin 10 kandidatë, 5 për KLP dhe 5 për KLGJ. Por në rast dështimi edhe në fazën e dytë, atëherë në fazën e tretë procesi edhe po nuk mori 94 vota në Parlament, lista quhet e miratuar sipas renditjes që i ka bërë nënkomisioni i Parlamentit.
“Nënkomisioni përzgjedh kandidatët me mbështetjen e të paktën 4 anëtarëve. Nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, kandidatët përzgjidhen me short. Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga nënkomisioni, përmblidhen në një listë dhe i dërgohen kryetarit të Kuvendit. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve me 2/3 e të gjithë anëtarëve. Nëse lista rrëzohet, procedura përsëritet në nënkomision, sipas pikës 7 të këtij neni, por jo më shumë se dy herë. Në rast se, pas zhvillimit për herë të tretë të procedurës, Kuvendi nuk miraton listën e paraqitur, kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Procedura e detajuar rregullohet me ligj”,- thuhet në nenin 147 të Kushtetutës.
Përgatiti: AlpeNews.al