Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon që të zgjaten hetimet për 19 pjesëtarë të bandës së Avdylajve, për të cilët sot zhvillohet seanca e radhës gjyqësore.
Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, organizim grupi të strukturuar kriminal, pastrim parash etj. Avdylajt u bënë të njohur dhe nga përgjimet e gazetës ‘’Bild’’ të njohura si ‘’dosja 339’’, ku shfaqeshin duke bërë blerje votash në Bashkinë e Durrësit.
Në 22 tetor të vitit 2018, Policia e Shtetit goditi me anë të operacionit ”Vol-vo 4”, 4 banda kriminale në 12 qytete të vendit duke arrestuar 34 veta, mes tyre ish-deputetin e Lezhës Arben Ndoka dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Arben Ccuko, të cilët u dënuan me ‘’arrest shtëpie’’. Nga 34 të arrestuar, 24 janë lënë në burg.


