• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEANCA DËGJIMORE NË SENAT/ Kavanaugh, në mbrojtje të pavarësisë së tij si gjyqtar
Home
Nderkombetare

SEANCA DËGJIMORE NË SENAT/ Kavanaugh, në mbrojtje të pavarësisë së tij si gjyqtar

6 September, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Dita e dytë e seancës dëgjimore në Senat për konfirmimin e të emëruarit të Presidentit Trump në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, vazhdoi mes tensioneve dhe protestave. Forcat e sigurisë larguan herë pas here nga salla disa protestues.

Gjykatësi Brett Kavanaugh foli sot duke e përshkruar veten si një gjykatës të pavarur që nuk është “lëkundur nga presioni politik apo publik” në vendimet e marra për çështje të debatueshme.

Ndërsa filloi të mërkurën t’u përgjigjej pyetjeve të paraqitura nga anëtarët e Komisionit të Senatit për Gjyqësorin, Kavanaugh tha se pavarësia, pa paragjykime, është “cilësia e parë e një gjykatësi të mirë. Dua që në çdo proces gjyqësor, pala humbëse të dalë duke thënë se Kavanaugh na dha një të shkundur të mirë”.

Gjykatësi 53-vjeçar i apelit që shpreson të zërë vendin e anëtarit të nëntë të Gjykatës së Lartë, u tha ligjvënësve se nuk ka hezituar në të kaluarën të japë vendime për çështje jopopullore. Ai përmendi opinionin e tij të dhënë gjatë rastit të lirimit të ish-shoferit të Osama bin Ladenit, Salim Ahmed Hamdan, i cili mbahej në burgun ushtarak amerikan të Guantanamos.

Kavanaugh tha se: “Nuk do të gjeni kandidat tjetër që të ketë dhënë vendime për të akuzuar kaq jopopullorë”. Ai tha se gjykatësit nuk duhet të marrin vendime bazuar mbi atë se kush janë njerëzit, por “nëse kanë ligjin në anën e tyre. Pikëpamjet e mia personale janë të parëndësishme”, shtoi ai.

Megjithatë, zoti Kavanaugh, refuzoi t’i përgjigjej pyetjes se çfarë pozicioni do të merrte nëse ndaj Presidentit Trump, i cili e emëroi për anëtar të Gjykatës së Lartë, do të lëshohej një fletëthirrje për t’iu përgjigjur pyetjeve nga prokurori special Robert Mueller, rreth lidhjeve të fushatës Trump me Rusinë dhe nëse zoti Trump, më vonë në rolin e Presidentit, pengoi drejtësinë duke u përpjekur të dëmtojë hetimet. Prokurori Mueller nuk ka lëshuar fletëthirrje për Presidentin Trump, por ky vazhdon të jetë një opsion në hetimin e tij penal për ndërhyrjen dy vjet më parë të Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Zoti Kavanaugh tha se ai “është krejtësisht mendjehapur” për çështjen e thirrjes së Presidentit, por ashtu si kandidatët e mëparshëm për Gjykatën e Lartë gjatë viteve të fundit, ai nuk iu përgjigj pyetjeve se si mund të vepronte për çështjet gjyqësore me të cilat mund të përballej nëse do të konfirmohej nga Senati, duke u bërë kështu anëtari i 114-të i Gjykatës së Lartë, në historinë e saj 200-vjeçare.

Zoti Kavanaugh tha se “askush nuk është mbi ligjin në sistemin tonë të drejtësisë”, duke përmendur vendimin gjyqësor të vitit 1974, ku urdhërohej Presidenti Richard Nixon të dorëzonte kasetat e Shtëpisë së Bardhë ku ai rezultonte i përfshirë në mbulimin e skandalit Watergate. Zoti Kavanaugh e përkufizoi këtë vendim si një ndër katër vendimet më të mëdha të të gjitha kohërave, dhe një “moment të pavarësisë së gjyqësorit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI PËR KUFIJË/ Vulin: Shiptarët trimërohen vetëm kur nuk është Vuçiçi aty
Previous article PRAPASKENA/ Zbulohet arsyeja përse MODRIC nuk FIRMOSI me Man City

k.autor

Postime të ngjashme

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT