Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin, ka bërë thirrje tek autoritetet e Prishtinës që të mos mendojnë për ushtrimin e çfarëdo force ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë Serbia do të përgjigjet menjëherë.
“Shiptari janë trima vetëm kur janë larg Vuçiqit, por ndryshe janë kur paraqiten në negociata para kamerave”, ka thënë Vulin.
Ky reagim i Vulinit ka ardhur si pasojë e deklarimeve të krye kuvendarit Kardi Veseli i cili ka thënë se mund t’i refuzohet kërkesa e presidentit serb për t’u future në Kosovës.
Vulin ka thënë se vizita e Vucicit në Kosovë është për t’I kontribuar paqes dhe stabilitetit në rajon.
Kujtojmë që zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Express se Vucicit i është aprovuar kërkesa për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.