• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’DO TË KETË KURRË LEGALIZIM KANABISI PËR PËRDORIM”/ Balla: Duhet të ruhemi nga flama COVID, mund të godasë më fortë
Home
Politikë

“S’DO TË KETË KURRË LEGALIZIM KANABISI PËR PËRDORIM”/ Balla: Duhet të ruhemi nga flama COVID, mund të godasë më fortë

14 May, 2020 Delo.autor Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha nga foltorja e Kuvendit se nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë legalizim të kanabisit për përdorim të gjerë në Shqipëri, sa të jetë PS në pushtet.

Balla u shpreh se po hulumtojnë prej një viti të gjitha praktikat më të mira, se si kjo kulturë bujqësore të ketë rendiment të lartë për përdorim mjekësor.

Nuk ka legalizim kanabisi në Shqipëri. Sa të jemi ne nuk ka për të pasur kurrë legalizim kanabisi si përdorim i kanabisit, por prej një viti duam të hulumtojmë dhe kemi hulumtuar gjitha praktikat më të mira, se si kjo kulturë bujqësore të ketë një rendiment të lartë për përdorim në mjekësi. Në këtë kontekst le ta quajmë të mbyllur këtë dhe të gjithë ata që u shqetësuan për këtë çështje, në fund të fundit shteti i Maqedonisë së Veriut përfiton të paktën 100 milionë euro në vit, ndërsa përfitimi total shkon deri në 500 milionë euro”, tha Balla.

Më tej, numri dy i PS iu bëri thirrje qytetarëve të vijojnë të tregohen të kujdesshëm, pasi rreziku nga koronavirusi është akoma. Ndërsa foli dhe për Reformën Zgjedhore, duke iu kërkuar palëve në tryezë të gjejnë zgjidhje, pasi brenda qershorit kjo reformë duhet të përmbyllet.

“Së dyti, çdo qytetar duhet të ruajë vigjilencën, sepse në cdo moment kjo flamë mund të godasë edhe më fortë. E fundit, nuk e di shqetësimin e kolegëve të opozitës lidhur me atë që kemi rënë dakord. Në janar kemi rënë dakord opozita parlamentare, ajo jashtëparlamentare dhe mazhoranca për të krijuar një mundësi të re komunikimi për Reformën Zgjedhore. Por s’duhet të harrojmë që vendimmarrja i përket Kuvendit.

Zgjedhjet e vitit 2021 duhet të zhvillohen domosdoshmërisht me komisionerë jopartiakë. Nuk mund të ketë më histori të tilla në këtë vend, që partitë politike numërojnë votat. Votat do t’i numërojnë njerëz që nuk kanë lidhje me partitë dhe që do mbajnë përgjegjësi për çdo votë të numëruar gabim. Thirrja ime për ju është ‘vazhdoni punën në komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe duhet t’i përmbaheni afatit’. Ne duhet të përmbyllim këtë reformë deri në qershor, pasi e kemi kusht nga BE”, theksoi numri dy i PS.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SURPRIZA E QIELLIT"/ Pamjet e çuditshme të reve në Durrës (FOTOT)
Previous article “VETËM NJË HERË, DO NDIHESH MIRË”/ Zbardhen përgjimet e 37-vjeçarit nga Korça që ngacmonte të bijën 17-vjeçare

Delo.autor

Postime të ngjashme

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma Politikë

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit Politikë

LARGIMI I KOÇEKUT/ Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT