• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SASIA REKORD E KOKAINËS NË MALIN E ZI/ Zbardhet itinerari si erdhi nga Amerika Latine. Babë e bir s’pranojnë autorësinë
Home
Rajon

SASIA REKORD E KOKAINËS NË MALIN E ZI/ Zbardhet itinerari si erdhi nga Amerika Latine. Babë e bir s’pranojnë autorësinë

28 August, 2021 Delo.autor Rajon

1 ton kokainë e kapur ditën e djeshme në një magazinë në fshatin Zeta në Malin e Zi e ka origjinën nga Amerika Latine. Droga ishte fshehur në kontejnerin me banane dhe kishte ndaluar në disa porte të ndryshme përpara se të mbërrinte në Malin e Zi. Kur anija “MSC Charlotte” lundroi në drejtim të Tivarit me flamurin e Liberisë, policia malazeze dhe punonjësit e doganave tashmë e kishin informacionin e saktë përmes partnerëve ndërkombëtar se në të gjendej një sasi e madhe, jo vetëm me banane ekzotike të Amerikës Latine, por edhe kokainë.

Anija “MSC Charlotte” mbërriti në Portin e Barit në datën 24 gusht, ndërsa më parë ishte ndaluar në Portin e Koperit në Slloveni. Ajo është një anije e vogël, e cila merr kontejnerë nga destinacione të largëta nga porti italian i Gioia Tauro dhe i transporton ato nëpër detet Adriatik dhe Egje.

Mediat e shtetit fqinj bëjnë me dije se vlera e sasisë prej më shumë se një ton kokainë e sekuestruar të premten në mëngjes shkon deri në 100 milionë euro, nëse do të kishte përfunduar në treg.

Në pranga për drogën ranë babë e bijë, Budimir dhe Marina Krstović, të arrestuar në magazinën e tyre në fshatin Zeta të Malit të akuzohen për kryerjen e veprës penale të prodhimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Të dy kanë mohuar përfshirjen në kontrabandën e kokainës në polici. Policia është në kërkim të të dyshuarve të tjerë.

Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në vendin fqinj. Në kallëpet e drogës ishte mbishkrimi “Covid”, ndërsa bëhet fjalë për 1205 pako në total, me një peshë rreth 1 kg secila.

Trafikantët ranë në “kurthin” e efektivëve të anti-drogës të cilët edhe pse e pikasën drogën në port e lanë të kalonte për të parë se ku do të ishte destinacioni final i saj. Droga po transportohej me kamionin me targa PG-353GA që e la ngarkesën në një magazinë në fshatin Zeta, ku u mor më pas nga babë e bijë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GATI PËR UDHËTIMIN TONË"/ Tuna drejt Sirisë, në ndihmë të fëmijëve në nevojë (FOTO)
Previous article COVID-19/ Greqia ashpërson masat: Të vaksinuarit do të ndahen nga të pavaksinuarit, maska e detyrueshme

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT