• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SARANDA DYNDET NGA TURISTËT EDHE NË DIMËR/ Tregu i Krishtlindjes përplot me të huaj
Home
Sociale

SARANDA DYNDET NGA TURISTËT EDHE NË DIMËR/ Tregu i Krishtlindjes përplot me të huaj

24 December, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Tregu i Krishtlindjeve i organizuar për herë të parë, në Sarandë po tenton ta kthej qytetin bregdetar në një destinacion turistik edhe gjatë festave të fundvitit

Nuk tingëllon e zakontë por Saranda pas bumit të turistëve gjatë sezonit veror, po pret pushues të huaj për festat e fundivitit.

Atmosfera festive e krijuar këtë vit ka tërhequr jo pak vëmendje, aq sa prestigjozia “Forbs” e renditi atë mes 15 tregjeve të Krishtlindjeve më të mira në Europë.

“Unë jam nga Kanadaja kështu qe kjo është diçka ndryshe për mua , vij nga një vend me borë dhe i ftohte dhe këtu është shume ndryshe. Zgjodha te vij këtu sepse është kohe e ngrohte dhe atje bie bore edhe është ftohte. Do ti kaloj Krishtlindjet këtu dhe do te jete shume bukur ngrohte dhe pranë detit”,-tha turisti nga Kanadaja.

E gjithë atmosfera festive është zhvendosur në shëtitoren buzë detit, pema, drita , kënde lojërash dhe 20 shtëpiza druri me shërbime të ndryshme kanë krijuar “fshatin e festave”, që po promovon qytetin si destinacion dimri.

“Po të ktheni kamerën figura flet vet, shëtitorja është plot, diçka që nuk ndodhte me përpara ne shëtitoren e Sarandës. Qyteti e kishte nevoje, e ka pritur me padurim këtë gjë, tani Saranda edhe ne dimër është thuajse si ne vere. Po ndikon shume mire dhe ka efekte vetëm pozitive, si te qytetaret, si te bizneset si te turistet. Kryesisht kemi turizëm te brendshëm, mese shumti vijnë nga Tirana për fundjave dhe për festa, ka edhe shenja shumë të mira edhe me turistët e huaj”,-tha Erjon Buzo, një nga qiramarrësit e shtëpive.

Teksa presin që numri i vizitorëve të shtohet në javën e ardhshme vetë sarandiotët po, e shijojnë të gjithë atmosferën ,që është krijuar.

Njerëzit, atmosfera, organizimi dhe çmimet shumë më të lira se gjatë verës po e bëjnë Sarandën alternativën ndryshe të këtyre festave të fundvitit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MUA S'MË KE NDIHMUAR"/ Nëna: Haram të qoftë ndihma ime! Turp të kesh!
Previous article ÇFARË NDODHI NË KAMZË? Si nisi sherri mes 33-vjeçarit dhe dy vëllezërve, që përfundoi me krisma armësh

s.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT