• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MUA S’MË KE NDIHMUAR”/ Nëna: Haram të qoftë ndihma ime! Turp të kesh!
Home
Aktualitet
Kronikë

“MUA S’MË KE NDIHMUAR”/ Nëna: Haram të qoftë ndihma ime! Turp të kesh!

24 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Alketa pretendon në “Shihemi në Gjyq” se nëna e saj, Bahrija nuk e ka ndihmuar kurrë. Ajo ka ardhur t’i kërkojë pjesën e saj të shtëpisë që familja ka trashëguar. Për shkak të një ngatërrese, familja ka rrezikuar që ta humbasë shtëpinë dhe ka qenë Bahrija ajo që ka kryer pagesat që shtëpia mos të dilte në ankand.

Alketa se nëna i ka premtuar se do ta ndihmojë por s’e ka bërë. Ndërkohë në fillim të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Bahrija tha se ajo ka rritur dy vajzat e Alketës si dhe 6 nipërit. Pavarësisht kësaj, e bija kundërpërgjigjet se e ka bërë prej dëshirës dhe jo detyrimit.

Alketa: Asnjëherë s’më keni ndihmuar! As kur kam mbajtur fëmijë të sëmurë nëpër spitale, as për karta, as qysh, as tek! Ku janë lekët që morët? Më dhatë diçka?

Bahrije: Kërkoja tët eti, jo mua.

Alketa: Sikur 5 dhrahmi, më keni dhënë? Jo!

Bahrije: Mua s’më ka ardhur ndonjë pasuri të të jap! Atij kërkoja!

Alketa: Ku janë? Erdhi në shtëpi pasuria! Babai ta dha ty në dorë! Ti e bëje komandën!

Bahrije: Unë e bëja komandën?

Alketa: Ti! Shtrove pllaka, vure dyer, bëje ballkone, shtroje shtëpinë kurse çupës tënde një pesë mijë lekëshe nuk i dhe!

Bahrije: Pse s’më lë të llafosem?

Alketa: Ku janë? Çfarë më ke ndihmuar? Më ke thënë “do të të marr shtëpi”, ku është? Më ke thënë “kam lekë në bankë”, ku janë? Më ke thënë “do të të marr makinë”, ku janë? Apo që shtrohem në spital e s’kam një ndihmë? Ku? Nënë të kam ty unë!

Bahrije: Ti s’ke ndihmë? Haram të qoftë ndihma ime!

Alketa: Fëmijët po, i ke ndihmuar, po jo mua si çupë!

Bahrije: Në këtë moment që flasim tani, ku e ke çupën e madhe? Është plasur në shtëpinë time, është plasur! Pse? Për ç’arsye? Ka nënë, ka baba! Pse të përgjigjem unë?

Alketa: Mos u përgjigj! Përse?

Bahrije: Merre nga shtëpia e mbaje ti, jo unë!

Alketa: S’e marr!

Bahrije: Unë t’i rrita, t’i bëra gra, u bënë me nga 3 fëmijë, unë t’i kam rritur dhe stërnipërit! Turp të kesh!

Alketa: Mos më thuaj mua ti se të rrita fëmijët dhe nuk ke ti pjesë e ta kam larë shtëpinë! Unë dua pjesën time dhe të babait tim!

Bahrije: Kur ndiqja 23 vjet gjyqe unë, e fute ndonjëherë dorën në xhep?

Alketa: S’kam! Ça të të jap unë, shpirtin?

Bahrije: Më the ndonjëherë “u lodhe moj mami? U sfilite moj mami?” Më the?

Alketa: Unë si çupë asnjëherë s’të kam ardhur në shtëpi të të hap dollapet, të të them mama më jep një pesë mijë lekëshe, asnjëherë! Se të ka dashur qejfi dhe i ke ndihmuar fëmijët e mi! Nuk të kam detyruar unë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 60-VITE PAS BURGOSJES NGA KOMUNIZMI/ Papa Françesku letër kardinalit Ernest Simoni: Ikonë gëzimplotë e dashurisë
Previous article SARANDA DYNDET NGA TURISTËT EDHE NË DIMËR/ Tregu i Krishtlindjes përplot me të huaj

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT