• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SAPUN BIO”/ Hapet punishtja në Roskovec. Po trajnohen… (VIDEO)
Home
Sociale

“SAPUN BIO”/ Hapet punishtja në Roskovec. Po trajnohen… (VIDEO)

3 February, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

15 gra po trajnohen për të prodhuar sapun bio

Në zonën e Rskovecit është hapur një punishte për prodhimin e sapunit organik për herë të parë në Shqipëri, ku si lëndë përbërëse ka ullirin. Janë 15 gra të cilat po trajnohen nga kimist për të prodhuar sapunin bio i cili pritet të dalë në treg. Sipas kordinatorës së projektit nëse ky sapun do të ket treg shumë gra të zonës do të kenë mundësi të punësohen.

Në  Roskovec numërohen rreth 500 mijë rrënjë ullinj, të cilët janë në prodhimtari dhe zënë një siperfaqe rreth 30 % të territorit të kësaj zone. Kjo ka bërë që përveç vajit për gatim ullirin ta përdorin edhe në kozmetikë.

Për herë të parë në Roskovec ka nisur një projekt për prodhimin e sapunit organik në një punishte të vogël në fshatin Vidhisht, e ndihmuar nga disa organizata ndërkombëtare.15 gra  po trajnohen nga dy specialiste kimie.

“Sapuni ka lëndët bazë të cilët janë vaji i ullirit, por mund të përdoren edhe vajra të tjerë, soda kaostike dhe kripa e zezë. Duke qenë se kjo është hera e dytë që po vijmë për këtë trajnim, duket që aftësitë e tyre janë gjithnjë e më në rritje. Ato pak e nga pak do të fillojnë që t’i bëjnë nga fillimi deri në fund, të gjitha proceset e sapunit”. u shpreh specialistja Edlira Shahinaj.

Përbërësit do të mblidhen nga fermerët e zonës dhe sapuni prodhohet në mënyrë artizanale. Ndërsa në treg ky sapun do të jetë me aroma të ndryshme si me livando, dafinë, rozmarinë, kamomil, kakao dhe portokall.

“Kemi ngritur këtu një punishte të thjeshtë artizanale të prodhimit të sapunit, në mënyrë artizanale nga vaji i ullirit, pra mbetjet e vajit të ullirit. Ose nga ai vaj ulliri që nuk është për konsum, mund të ripërdoret për të prodhuar sapun. Projekti mbaron në prill dhe pas mbarimit ne duam që nga ky projekt të kemi ngritur një partneritet privat publik, pra nga grupi i prodhuesve, por sigurisht edhe në partneritet me Bashkinë, për t’i siguruar një vazhdimësi projektit”, u shpreh kordinatorja Iris Kuçi.

Një nismë e tillë është një mundësi më shumë, që një pjesë e mirë e prodhimit të vajit të papërdorshëm për konsum të mos shkojë dëm. Ndërkohë që nëse do të ketë treg, shumë gra shtepiake do të kenë mundësi të jenë pjesë e këtij projekti duke iu mundësuar një vend pune.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TANI KA SHUMË..."/ Marotta mbështet Spallettin: Nuk e shoh si trajner që mund të kritikohet
Previous article ÇMENDURIA E MERKATOS/ Transferoi 22 lojtarë brenda 2 orëve, klubi turk bëhet gati për...

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT