• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SAPO TË KRIJOHEN KUSHTET…”/ Bisedimet Kosovë–Serbi vazhdojnë javën e ardhshme
Home
Rajon

“SAPO TË KRIJOHEN KUSHTET…”/ Bisedimet Kosovë–Serbi vazhdojnë javën e ardhshme

4 December, 2020 F.autor Rajon

Bashkimi Evropian paralajmëroi për të enjten takimin e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh, në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga i dërguari i posaçëm evropian, Miroslav Lajçak.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se rendi i ditës do të përcaktohet në prag të takimit.

Palët u takuan për herë të fundit më 29 tetor për të diskutuar çështjet e pretendimeve pronësore dhe financiare, por bisedimet përfunduan pa ndonjë përparim.

Gjatë javës zoti Lajçak, tha se procesi nuk është i bllokuar dhe takimi i radhës do të mbahet “sapo të krijohen kushtet”.

“Unë jam i angazhuar për të lehtësuar bisedimet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me të cilën njëherë e përgjithmonë, do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe të jetë edhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së”, u tha ai anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare të Parlamentit Evropian, në një debat mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, 25 vjet pas Marrëveshjes së Daytonit që i dha fund luftës në Bosnjë.

Megjithatë ai theksoi se procesi i bisedimeve është “një rrugëtim i gjatë dhe me shumë pengesa”.

Bisedimet Kosovë –Serbi të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, që ishin ndërprerë në fund të vitit 2018 për shkak të tarifave të vendosura nga Kosova ndaj mallrave serbe. rifilluan në muajin korrik. Megjithatë të dyja palët vazhdojnë të mbajnë qëndrime të kundërta për tema të ndryshme.

Çështja më e diskutueshme është ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Beogradi kërkon debate për këtë çështje ndërsa Kosova e quan tashmë çështje të mbyllur.

Serbia kërkon që ky mekanizëm të krijohet sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2015, që parasheh përgjegjësi të gjera në disa fusha, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte gjetur shkelje të shumta në marrëveshje dhe sipas opinionit të saj, asociacioni mund të krijohet vetëm sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Serbia kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës për të mundësuar kalimin e më shumë përgjegjësive ekzekutive tek asociacioni i komunave me shumicë serbe. Por, Kosova kundërshton çdo ndryshim që do t’i jepte përgjegjësi ekzekutive një asociacioni të tillë.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008 me mbështetjen e fuqive kryesore perëndimore, por të dyja palët janë përfshirë në bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011 për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Në fillim të muajit shtator të dyja vendet u dakorduan për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Shtëpinë e Bardhë, por sfidë mbetet zgjidhja politike e cila diskutohet në Bruksel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Adriatik Llalla si pasqyra e hipokrizisë opozitare për reformën në drejtësi
Previous article RRËFEN TË ARDHMEN E TIJ/ Mesfushori Ceballos: Nëse rikthehem tek Reali? Gjithçka varet nga trajneri dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT