• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sapo dha dorëheqjen kreu i Akademisë së Shkencave zbulohet fondi i institucionit
Home
Shqipëri

Sapo dha dorëheqjen kreu i Akademisë së Shkencave zbulohet fondi i institucionit

9 November, 2017 irahetemaj Breaking News, Politikë, Shqipëri

Të thirrur për të diskutuar mbi buxhetin e vitit 2018, përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave u surprizuan në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, kur mësuan se janë parashikuar 108.550 milionë lekë për këtë institucion për vitin e ardhshëm.

“Buxheti është dërguar se këtu janë përfaqësuesit e ministrisë. Ta nxjerrë shkresën dhe mos tallet me shqiptarët e me akademikët”, tha deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.

“Në projekt-buxhetin që keni përpara jush dhe që është prezantuar tek ju tashmë, është parashikuar fondi për Akademinë e Shkencave”, tha zv.ministrja e Ekonomisë.

“1200 euro merr në muaj një akademik kosovar. Kam respekt për ta, nuk kam asgjë kundër, por ne marrim 1/5 e tyre dhe atyre nuk u thotë njeri e hani bukën kot. Një vend nëse nuk ka shkencë e zhvillim, nuk ecën para. Kenia ka banane, e ka gjithë të mirat e botës, por është aty ku është. Japonia ka vetëm squfur edhe është ajo që është, sepse ka shkencën”, tha akademiku Apollon Baçe.

Akademikët kërkuan ndihmën e deputetëve për të ndërmjetësuar dhe bindur kryeministrin që të takohet me ta. “Problemi është sepse nuk ka komunikim serioz mes Akademisë dhe qeverisë, Akademisë dhe komisionit. Jemi në situatë absurde, pezull”, tha Foresha Dado.

“Unë i bëra thirrje zotit Kryeminstër, që të bënte reformim. Thirrja për reformë nuk ka dalë nga unë, por nga brenda Akademisë. Ne kemi ngritur grup që të reformohemi. Kemi qenë bashkëpunues. Reformim po, por jo ndërprerje fondesh. Reformimi mund të zgjasë 6 muaj, por edhe 1 vit. Si ta bëjmë nëse zgjat? Ka kontradikta në mes të deklaratave. Çfarë kthejmë ne në investime? Ju bëjmë thirrje kuvendit, për të mbrojtur ekzistencën e Akademisë. E kuptojmë shqetësimin e qeverisë, që të ketë Akademi të reformuar. Po e ndjekim, nuk ka rezistencë. Duam ta çojmë para. Ju lutem negocioni takimin e kryeministrit me ne. Ftesa jonë ka nevojë që të na krijohet kjo mundësi. Ne nuk do t’ju zhgënjejmë për këtë buxhet”, tha akademiku Artan Fuga.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Mami ka ikur për disa ditë”, fjalët e Dritanit për djalin pasi vrau gruan
Previous article Ish-ministri i Financave me 2 mln euro pasuri dhe 5 apartamente. Si e bëri këtë pasuri?

irahetemaj

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT