• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ish-ministri i Financave me 2 mln euro pasuri dhe 5 apartamente. Si e bëri këtë pasuri?
Home
Aktualitet

Ish-ministri i Financave me 2 mln euro pasuri dhe 5 apartamente. Si e bëri këtë pasuri?

9 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet

Task Forca kundër krimit dhe roli i ekspertëve të FBI ishin tema e debatit të djeshëm në emisionin “Repolitix”, në Report Tv, nën drejtimin e gazetarit Denis Minga.

Gazetari dhe analisti Ilir Yzeiri u shpreh se lufta ndaj krimit nga Task Forca e posaçme në përbërje të të cilët do jenë edhe ekspertë të FBI, duke gjurmuar pasuritë e vëna nga veprimtari kriminale.

Ai shkoi edhe më tej duke theksuar se në Shqipëri të pasurit janë njerëzit e krimit dhe ata të politikës.

Sipas tij, një ish-ministër i Financave disponon 2 milionë euro pasuri dhe 5 apartamente.

“Është ish-ministër i Financave, se s’dua të përmend emra, mund të ketë pesë apartamente dhe 2 milionë euro pasuri.

Si u bënë këto dy milionë euro pasuri?

Falcone thoshte heto paratë dhe do shkosh te krimi.

Këtu te ne nuk ka pasur hetim”, u shpreh Yzeiri, i cili nuk përmendi emër se për kë ministër bëhet fjalë.

Paratë e krimit nuk hetohen, tha Yzeiri, pasi sipas tij institucionet i kanë duart të lidhura:

“Një pjesë kriminale e këtij vendi ka bërë pasuri përrallore, duke qenë në polici, duke qenë deputet, duke qenë kryeministër, duke qenë ministër i Financave.

Si ka mundësi që të largohet një ministër me 500 mijë euro?

Si ka mundësi që asnjë verifikim s’është bërë, hetimi i krimit ekonomik duhet ta hetonte, por këta i kanë duart e lidhura.

Qeveritarët tanë nga 90 e deri sot kanë miratuar ligje që nëse një ligj ka kaluar me vendim të Këshillit të Ministrave, t’i nuk mund ta hetosh atë.

CEZ-in nuk mund ta hetosh sepse është bërë me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kam pasur përballë në zyrën time në 1990, si unë, sot ata kanë 10 mln euro.

Çfarë pune kanë bërë? Kanë punuar në shtet”.

Task-Forca kundër krimit ka nisur punën duke shfletuar dosjet e para të grupeve kriminale, ndërsa goditja ndaj këtyre segmenteve pritet të nisë në muajin janar 2018. Në fokus do jenë edhe pasuritë e pajustifikuara të zyrtarëve të lartë shtetëror, të cilat do sekuestrohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sapo dha dorëheqjen kreu i Akademisë së Shkencave zbulohet fondi i institucionit
Previous article Zbardhen detajet e vrasjes në Itali/ Çifti po ndahej, ja kush do të kujdeset për djalin

Redaktor2

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT