• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SANKSIONET E ASHPRA TË DONALD TRUMP/ Irani paralajmëron Presidentin: Do t’i shkelim, vendi është duke u përballur me “gjendje lufte”
Home
Nderkombetare

SANKSIONET E ASHPRA TË DONALD TRUMP/ Irani paralajmëron Presidentin: Do t’i shkelim, vendi është duke u përballur me “gjendje lufte”

5 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, të përshkruara nga presidenti amerikan, Donald Trump si më të “fuqishmet ndonjëherë” kundër këtij shteti, tashmë kanë nisur së aplikuari duke goditur sektorin iranian të energjisë dhe sektorëve financiarë.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë bërë ndonjë njoftim për sanksionet që kanë nisur të zbatohen në orët e para të 5 nëntorit dhe të cilat janë cilësuar si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të shtuar presionin ndaj Teheranit që të “ndryshojë qasjen” dhe t’iu japë fund atyre që SHBA-ja i cilëson si aktivitete të “dëmshme” të këtij shteti në rajon.

Në kuadër të valës së re të sanksioneve, Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar konsumatorët e Iranit që të ndalin blerjen e naftës iraniane sepse në të kundërtën do të përballen me ndëshkime amerikane, pavarësisht se për tetë shtete ka hequr masën e sanksioneve për 180 ditë, duke iu mundësuar importimin e naftës nga Irani.

Presidenti iranian, Hassan Rohani është përgjigjur menjëherë pas aplikimit të sanksioneve në shtetin e tij, duke thënë për televizionin shtetëror se Irani është duke u përballur me “gjendje lufte”.

Ai po ashtu është zotuar që Irani me “krenari do të anashkalojë” sanksionet amerikane për të shitur naftë.

“Amerika dëshiron që të ndalim plotësisht shitjen e naftës, mirëpo ne do të vazhdojmë shitjen e saj, do të shkelim sanksionet”, është shprehur presidenti iranian.

Ndërkohë, televizioni shtetëror iranian ka prezantuar disa pamje të sistemeve ajrore për mbrojtje, të cilat janë përfshirë në stërvitjet ushtarake dyditore në veri të Iranit.

Sanksionet amerikane më të ashpra ndonjëherë

Presidenti Trump i ka cilësuar sanksionet ndaj Iranit më të ashprat ndonjëherë.

“Do ta shohim se çfarë do të ndodhë me Iranin. Mirëpo ata nuk i kanë punët mirë”, ka thënë ai, duke iu referuar aspektit ekonomik të këtij shteti, i cili duket se dëmtuar se pasojë e valës së parë të sanksioneve të SHBA-së.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin kanë thënë më 2 nëntor se pavarësisht sigurimit të masave lehtësuese për disa shtete, Uashingtoni do të zbatojë sanksionet në “mënyrë agresive”.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se emrat e vendeve që do të kenë lehtësime do të publikohen më 5 nëntor, ndonëse deri më tani asgjë nuk është prezantuar.

Pavarësisht kësaj, një zyrtar i Koresë Jugore i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se kanë siguruar një masë lehtësuese nga SHBA-ja, pasi zyrtarët jugkoreanë i kanë kërkuar Uashingtonit “fleksibilitet maksimal në këtë aspekt”.

Iraku dhe Turqia po ashtu kanë thënë se presin të jenë në mesin e vendeve që do të pranojnë lehtësira, derisa agjencitë e lajmeve kanë raportuar se Afganistani, India, Italia dhe Japonia kanë më shumë mundësi të garantojnë përjashtime të përkohshme.

Në një intervistë për programin Fox Neës më 4 nëntor, Pompeo ka thënë se kombeve që do të përjashtohen nga sanksionet “u duhet edhe pak kohë për të ndalur plotësisht blerjen e naftës iraniane”.

Ai madje nuk e ka përjashtuar mundësinë që administrata amerikane të zgjasë këto masa për më shumë se gjashtë muaj.

Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer sanksionet e tërhequra pas nënshkrimit të paktit bërthamor të vitit 2015, i cili parasheh lirim të Iranit nga sanksionet ndërkombëtare në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor.

Presidenti amerikan është tërhequr nga pakti bërthamor në muajin maj dhe ka rivendosur sanksionet duke shënjestruar ekonominë iraniane që nga muaji gusht, duke thënë se kushtet e marrëveshjes nuk kanë qenë mjaftueshëm të ashpra për të parandaluar Iranin që të mos zhvillojë armë bërthamore.

Përveç tjerash, autoritetet amerikane e akuzojnë Teheranin edhe për mbështetje të dhunës së kryer nga militantët në rajon dhe për aktivitete tjera “të dëmshme”.

Irani në anën tjetër ka hedhur poshtë vazhdimisht këto akuza.

Pas valës së parë të sanksioneve, ekonomia e Iranit është goditur rëndë pasi ajo ka prekur valutën e këtij shteti, çka ka rezultuar me protesta në qytetet iraniane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QENI I "NDËRPRET" FJALËN RAMËS/ Kryeministri: E drejtë, mbarova!
Previous article "DITA MË E BUKUR E JETËS"/ Gwyneth Paltrow publikon foton e parë të dasmës

Isa.Autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT