• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I PROCESIT TË BERLINIT/ Veliaj: Kartolinë e bukur për Tiranën, më e mira është përpara
Home
Politikë

SAMITI I PROCESIT TË BERLINIT/ Veliaj: Kartolinë e bukur për Tiranën, më e mira është përpara

16 October, 2023 s.autor Politikë

Sot Tirana është kthyer në kryeqendrën europiane, pasi Samiti i Procesit të Berlinit po mbahet për herë të parë në kryeqytetin shqiptar, jashtë kufijve të BE-së. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për RTSH tha se më e mira për Tiranën është përpara.

“Për përgatitjet kemi funksionuar si një skuadër “Team Albania”. Prania e liderëve europianë në Tiranë na dha edhe një sebep për të hapur zyrtarisht Piramidën. Është një koinçidencë shumë e bukur, prandaj ndihem mirë që kush vjen në Tiranë dhe e mban mend si ka qenë, e dallon diferencën e veprave publike, duke filluar nga Sheshi Skënderbej, Pazari, Bulevardi”, tha Veliaj.

Ai shtoi se aktivitete të tilla rrisin më shumë interesin e turistëve për të vizituar vendin. “Disa nga investimet e bëra në Tiranë janë kthyer në ‘kurthe’ turistike si, Shtëpia Kadare, Kalaja, Liqeni, Shtëpia e gjetheve, BunkArti. Pra, do të thotë se ka mjaftueshëm, në një rreze prej 1 km katrorë, për të bërë edhe punët për të cilat ke ardhur me shërbim në Tiranë, por sigurisht edhe për të pasur një shije të artit, të kulturës, të historisë sonë. Mund të vish në Tiranë për të mbaruar punët zyrtare, por mund të kesh edhe një eksperiencë prej një turisti të shpejtë.

Në këtë sens, Tirana i largon gjithë njerëzit me disa kile më shumë, sepse këtu është një qytet që hahet mirë, një vend ku njerëzit e shijojnë jetën. Fakti që shumica e njerëzve kthehen, do të thotë se diçka ia kemi arritur. Por, unë besoj se më e mira është përpara dhe duhet akoma shumë punë. Nëse vazhdojmë dhe punojmë do ecim përpara, nëse vazhdojmë debatet, ajo na ka mbajtur mbrapa gjithmonë. Jemi krenarë për çfarë kemi bërë”, u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET ATENTATI NDAJ SHQIPTARIT NË BELGJIKË/ Urdhër-arreste ndërkombëtarë për 3 persona, mes tyre një bashkëkombës
Previous article "GAZA ËSHTË NË PRAG TË KATASTROFËS"/ Vriten 14 punonjës të OKB-së

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT