• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I PROCESIT TË BERLINIT/ Rama zbulon çfarë do përfitojë Shqipëria dhe anëtarësimi më 2030: S’duhet varur shpresa tek…
Home
Politikë

SAMITI I PROCESIT TË BERLINIT/ Rama zbulon çfarë do përfitojë Shqipëria dhe anëtarësimi më 2030: S’duhet varur shpresa tek…

14 October, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Tirana është gati të mirëpresë samitin e Procesit të Berlinit që për herë të parë zbarkon në Shqipëri.

Eventi i rëndësishëm i 16 tetorit është një mundësi e mirë ku vendet e Ballkanit Perëndimor të kërkojnë më shumë financim nga Bashkimi Europian në rrugën e tyre drejt anëtarësimit.

Këtë e theksoi edhe Kryeministri Edi Rama, i ftuar në podkastin “Inside Albania” me gazetaren Alice Taylor.

Rama zbuloi disa nga gjërat që mund të priten nga ky samit.

“[Presidentja e Komisionit Europian] Ursula von der Leyen do të prezantojë planin e ri të rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor, si rezultat i përpjekjeve të gjata dhe diskutimeve thelbësore që kemi pasur me Brukselin për nevojën që të shkëputemi disi nga metoda tradicionale si i qasemi procesit të anëtarësimit. Deri më tani, procesi tradicional ka qenë i tillë: nëse nis bisedimet apo merr statusin e vendit kandidat, ke qasje në disa programe të vogla. Për të pasur qasje në programe më të mëdha, duhet të jesh anëtar.

Nuk mund të vijojë më kështu. Në njërën anë, duhet më shumë mbështetje financiare, në anën tjetër duhet qasje në hapësirën e tregut të unifikuar, që do të na ndihmonte shumë. Kjo do të jetë tema kryesore e asaj dite dhe mendoj se ky do të jetë një samit ku arritjet do të jenë shumë të rëndësishme,” u shpreh Rama.

Sipas Kryeministrit, janë një sërë draftesh që janë përgatitur nga Bashkimi Europian me rastin e këtij samiti.

“Ne kemi parë disa drafte që janë gjithnjë e më të përmirësuara. Mendoj se draftet ende po përmirësohen dhe me siguri për pak ditë do të dimë ekzaktësisht, jo vetëm çfarë, por si do të funksionojë mekanizmi,” sqaroi Kryeministri.

Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014 me iniciativën e ish-Kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllimin e lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

Duke u ndalur te perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, si një afat përfundimtar i propozuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, Rama u tregua i përmbajtur.

“Le të jemi të sinqertë dhe realistë. Europa funksionon në një mënyrë që Komisioni, Këshilli bazohen në zgjedhje, ndryshime. Charles Michel është një president fantastik i Këshillit Europian, por ai nuk do të jetë aty vitin e ardhshëm. Komisioni në përbërjen aktuale po ashtu. Anëtarësimi në 2030 nuk është vendim.

Ma ka mësuar eksperienca se nuk duhet varur shpresa tek afatet që cakton BE-ja, sepse ato ndryshojnë kur bëhet fjala për marrëdhënien me vendet tona. Tani që jemi në procesin e bisedimeve, nuk jam i shqetësuar sepse është e rëndësishme të bëjmë detyrat.

Nëse i bëjmë mirë, atëherë ne jemi një vend që funksionon si shtetet anëtare, sa i takon standardeve, mënyrës si njerëzit i qasen shtetit dhe anasjelltas, si funksionon shoqëria, si punojnë institucionet dhe si zhvillohet ekonomia. Formalizimi nuk është diçka që Charles Michel apo të gjithë mund të vendosin sot, sepse gjërat mund të ndryshojnë,” përfundoi Kryeministri.

Sipas Ramës, asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk është gati të jetë anëtar i Bashkimit Europian me të drejta të plota

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA ME HAMASIN/ Izraeli po përgatit të vërë në punë sistemin anti-raketor me lazer, i pari në historinë botërore
Previous article SKADON AFATI I EVAKUIMEVE NGA VERIU I GAZËS/ Kryeministri izraelit: Gati për lëvizjen e radhës

s.autor

Postime të ngjashme

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT