• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I PAQES/ Thaçi i prerë: Të nisë urgjent dialogu Kosovë-Serbi, po paguajmë çmimin e rëndë të vizave, BE e padrejtë me Shqipërinë
Home
Politikë

SAMITI I PAQES/ Thaçi i prerë: Të nisë urgjent dialogu Kosovë-Serbi, po paguajmë çmimin e rëndë të vizave, BE e padrejtë me Shqipërinë

26 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të nisin sa më parë dialogun për zgjidhjen e problemeve të vjetra mes tyre, njëherë e përgjithmonë, si alternativa e vetme për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.

I pranishëm në Samitin e Paqes për Evropën Juglindore, me temë “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi”, Kreu i Shtetit të Kosovës e ka cilësuar të padrejtë vendimin e BE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe shtyrjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar se duhet t’iu jepet fund këtyre çështjeve, pasi vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkimin Evropian.

“Duhen zgjidhur të gjitha problemet që kanë shtetet tona mes vetes. Sa më parë të jetë e mundur të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, me shtytjen e SHBA dhe BE, për marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nuk kemi kohë për të humbur. Dialogu nuk ka alternativë, përkundrazi shpejton procesin e integrimit në familjen euro-atlantike”, deklaroi Thaçi.

Pjesë nga fjala e Hashim Thaçit:

Sivjet janë bërë 20 vjet nga përfundimi i luftës ë Kosovë, paqja që u arrit me aleancën veri-atlantike në pranverën e 1989 ishte një politikë vizionare e SHBA dhe BE. Ky vizion i dha fund njëherë e përgjithmonë tragjedive të njëpasnjëshme të Ballkanit me shpresë për ta shndërruar paqen e këtij viti në një fillim të ri për të gjithë rajonin.

Kosova u bë shtet në shkurt 2008, së bashku me njohjet e para të pavarësisë së Kosovës erdhën mesazhe për perspektivën evropiane të saj. Se çfarë ka ndodhur më pas, kur bëhet fjalë për transformimin e paqes, në mes të shteteve të BE. Nuk mund të mburremi as në rajon, as në Bruksel, me rezultatet e këtij projekti të përbashkët.

Nuk besoj se ka pas politikanë apo qytetarë të Kosovës, që ka mundur të supozojë që 20 vite më pas ky rajon nuk do të bëhet pjesë e BE. Kush do të besonte që marrëdhëniet mes këtyre shteteve e popujve nuk do bëheshin sipas shembullit të Francës e Gjermanisë. Që 20 vjet më vonë nuk do të kemi ende një marrëveshje politike me Serbisë. Janë humbur rastet e mëdha për të arritur këtë marrëveshje, ndërsa ne kemi qenë të gatshëm për të shtrirë dorën gjithmonë. Kjo marrëveshje ka shtytje politike dhe ekonomike nga BE.

Ne në Kosovë po paguajmë çmimin e rëndë për liberalizimin e vizave. Na është bërë e padrejtë si Shqipërisë e Maqedonisë. Por, jam i sigurt se tërë kjo nuk shkakton hamendje, dyshime dhe ngecje se çka duhet të bëjmë dhe si duhet të sillemi tan e tutje në raport me BE. Ne duam të bëhemi anëtarë të BE sa më parë të jetë e mundur, sepse nuk kemi fat tjetër historik e politik.

Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do ishte mirë të bëheshin pjesë e BE. Duhen zgjidhur të gjitha problemet që kanë shtetet tona mes vetes. Sa më parë të jetë e mundur të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, me shtytjen e SHBA dhe BE, për marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nuk kemi kohë për të humbur. Dialogu nuk ka alternativë, përkundrazi shpejton procesin e integrimit në familjen euro-atlantike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VESHJET I KAPIN SHUMA MARRAMENDËSE/ Kësaj here Mozzik na surprizoi me këtë kombinim (FOTO)
Previous article THIRRJE TË DHUNSHME TEK VARRI I TË BIRIT/ E ëma e Kacifasit: Shfarosini; Vorio Epiri është tokë greke

k.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT