• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I PAQES/ Spiropali: Integrimi proces i zhvillimit të brendshëm, ndryshimi në vend i dukshëm dhe rrënjësor
Home
Politikë

SAMITI I PAQES/ Spiropali: Integrimi proces i zhvillimit të brendshëm, ndryshimi në vend i dukshëm dhe rrënjësor

26 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali foli në Samitin e Paqes dhe Sigurisë për Europën Juglindore që po zhvillohet në Tiranë.

Ajo vuri theksin tek nevoja për të qenë të duruar në rrugën drejt paqes ku theksoi se “rruga drejt saj hapet me këmbëngulje, me politika më të mira për më shumë barazi në shoqëri dhe më shumë drejtësi”.

Spiropali vlerësoi misionin e këtij samiti për të promovuar vlera universale, jo vetëm në nivel kombëtar, por dhe rajonal.
“Gjëja më e rëndësishme është si i marrim mesazhet dhe i përfshijmë njerëzit në lëvizje. Është mbresëlënëse mënyra se si funksionon në fakt ky organizëm duke prekur çështje thelbësore e duke përfshirë njerëz që super struktura nuk i përfshijnë në vendimmarrje”,  tha Spiropali.

Duke folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ministrja u shpreh se “ne procesin e shohim si një proces zhvillimi të brendshëm dhe është i padiskutuar vullneti ynë për të bashkëpunuar me Kosovën, me fqinjët e tjerë për të bërë të mundur atë që është bashkimi me familjen tonë natyrale, Europën. E thjeshtë ta thuash, por janë vite të tëra provash, përpjekjesh dhe ëndrrash që u forcuan nga energjia e brendshme e njerëzve të zakonshëm. Ne këtë energji po e përkthejmë në politika më të mira për qytetarët e në vizione të përbashkëta bashkëpunim këtu në Shqipëri, por dhe në rajon”.

Spiropali nënvizon në mbyllje të fjalës së saj se “ndryshimi në vend nga dje në sot është i dukshëm dhe rrënjësor, ama kjo nuk duhet të na bëjë të vetëkënaqur”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''BELI JOT KY APO RROFTË...''/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat ''thumbojnë'' VIP-at (FOTO)
Previous article VLORË/ “La Belle De L’Adriatique” sjell 182 turistë

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT